Home KRYESORE 30 milionë euro për teatrin, Ahmetaj: Do i nxjerrim nga dheu nëse...

30 milionë euro për teatrin, Ahmetaj: Do i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi

Shembja e Teatrit Kombëtar është kthyer një nga çështje më të diskutuara në politikën shqiptare, ndërsa artistët dhe shumë qytetarë vijon protestën për rindërtimin e teatrit ku ishtedhe siç ishte.

Lidhur më këtë çështje, ka folur Arben Ahmetaj, ministri për Rindërtimin dhe njëherazi ministri përgjegjës për situatën ekonomike gjatë periudhës së koronavirusit.

Ministri tha se nga dheu do i nxjerrë qeveria paratë për Teatrin e ri Kombëtar. Referuar letrës së kryebashkiaku të Tiranës për 30 milionë euro për Teatrin, Ahmetaj deklaroi:

“Teatri i ri do jetë obelisk i kulturës shqiptare dhe i ndërthurur me kulturën ndërkombëtare moderne. Siç shumë kujt nuk i ka ardhur mirë kur paratë i kemi nxjerrë nga dheu, do t’i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi. Bota financiare funksionon me kredi, me të ardhurat e veta, me financim”,-deklaroi Ahmetaj./ Opinion.al

Share: