Pas zyrtarizmit të qeverisë së re të Kosovës, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është shprehur kundër saj. Teksa refuzoi që të drejtonte seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, Osmani tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.
“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani. Osmani ndër të tjera nuk sqaroi nëse do të mbante sërish postin e kryeparlamentares.
Qeveria Hoti u votua ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për 24 kundër dhe një abstenim. (BalkanWeb)