Home KRYESORE 33 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

33 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Opinion.al

COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)

Testime totale                         23692

Raste pozitive                          1995

Raste të shëruara                      1159

Raste Aktive                             792

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   366

Durrës 150

Shkodër               133

Vlorë     54

Fier                        37

Korçë    18

Lezhë    14

Elbasan                 10

Kukës    8

Gjirokastër 1

Berat     1

Share: