Nisur nga problemet e fundit me falsifikimin, tjetërsimin dhe zaptimin me forcë të bregdetit të jugut, emisioni investigativ Top Story do të realizojë një dokumentar për Kadastrën e Vlorës.
Oligarkë, Ministra, zyrtarë shtetërorë, drejtues kadastre, kriminelë janë mpleksur në abuzimet e frikshme me pronat në bregdetin e Palasës, Dhërmiut, Jalit, Himarës etj.
Top Story do të pasqyrojë në mënyrë ekskluzive dhe të paanshme, sesi janë tjetërsuar pronat e banorëve vendas, si janë falsifikuar dokumentat, vendimet e gjykatave, kush ka përfituar, si janë kërcënuar zyrtarët shtetëror, pse kanë dhënë dorëheqjen 8 drejtues të Kadastrës Vlorë, kush janë banorët e vilave luksoze etj.
Ne ftojmë të gjithë banorët që posedojnë toka në bregdetin e jugut, që janë dëmtuar nga vendimet e padrejta të Kadastrës së Vlorës dhe vendimet e gjykatave, të DENONCOJNË.
Na shkruani në inbox ose në adresën e emailit [email protected] dhe gazetarët tanë do tju kontaktojnë.
Ky dokumentar do të pasqyrojë të vërtetën në mënyrë profesionale.
Faleminderit
Ekipi i Top Story