Meksika e Jugut është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Njerëzit e përfshirë nga paniku janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre.
Instituti Gjeologjik i SH.B.A.-së tha që madhësia e tërmetit ishte 7.5 ndërkohë që mediat meksikane bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte shteti bregdetar i Paqësorit, Oaxaca.
Kujtojmë se një tërmet 7.1 ballë goditi Meksikën 3 vite më parë duke shkaktuar 355 të vdekur.
I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.
Top Channel