20 mijë uniforma dhe pajisje të tjera të destinuara për të ashtuquajturin Shteti Islamik, janë konfiskuar mbrëmë nga një operacion policor në Spanjë.
Në kuadër të këtij aksioni siç raporton CNN janë arrestuar 7 persona që dyshohen për dhënien e mbështetjes financiare për grupet terroriste.
Siç njofton ministria e Brendshme spanjolle, uniformat ishin fshehur në kontejnerët e anijeve. Ato ishin deklaruar si kontejnerë me rroba të përdorura për të shmangur dyshimet.
Dy kontejnerë janë ndaluar në portin e Valencias dhe një në atë të Algeciras. Këto mund të shihen edhe në disa fotografi që ka publikuar vet Policia./Portalb.mk