Nga Benny Bedzet Musliu
Dy partive fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut të cilat në minutat e fundit po diskutojnë mbi marrëveshjen e koalicionit, po kalkulojnë për pozicionet e tyre, dhe sipas të gjitha gjasave ditën e nesërme do të merr epilog përfundimtar, PO ose JO bashkë në koalicion për qeverisje katër vitet e ardhshëm. LSDM-BESA + BDI + PDSH…
Formimi i qeverisë varet nga BDI-ja, e cila ka shanse ta kushtëzojë me postin e kryeministrit, gjë që deri më tani kategorikisht kundërshtohet nga LSDM-ja.
Por çka nëse BDI nuk arrin as nji vit, postin e kryeministrit shqiptar? Atëherë çmimin që do ta paguajë BDI-ja do të jetë shumë i lartë, e që në fakt i bie humbje dhe nënçmim para elektroatit. Madje kjo do të reflektohet fuqishëm kjo humbje, e që më vonë nuk do t’i dihet fundi i BDI-së.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që BDI të këmbëngulë në postin e kryeministrit, qoftë edhe duke mbetur në opozitë, sepse çdo hap prapa do t’i bie që shqiptarët u manipuluan nga një gënjeshtër e madhe.