Banorët e fshatit Imsht në Lushnjë kanë protestuar për mungesën e rrugës dhe investimeve, çka ua ka bërë jetën shumë të vështirë.
Ata denoncojnë kryeministrin Edi Rama se shkoi pak ditë më parë aty dhe inaguroi një rrugë për mikun e tij, që ka ngritur një biznes me sera, ndrësa ka lënë në harresë mijëra familje të kësaj zone.
“Fshati jonë është 3 mijë banorë. Rrugën e kemi shumë keq. Te kesh një urgjencë nuk e çon dot të sëmurin. Për 500 shpi këtu nuk shtrohen 2 kilometra rrugë”, shprehet një banor.
“Pamë në televizon që erdhi kryeministri këtu në fshatin tonë. Në fakt ka shkuar tek ai tjetrit atje që ka bërë sera. I ka bërë rrugën atij 5 kilometra me asfalt dhe shtylla tensioni, ndërsa ne 3 mijë banorë nuk kemi rrugë fare”, denoncon një kryefamiljar.
I pranishëm në protestë, kryetari i Partisë Demokratike për Lushnjen, Myslym Murrizi, denoncoi investimin e Ramës për mikun e tij dhe krabtisjen e mijëra familjeve të zonës.
“Jemi sot me banorët e fshatit Imsht, një ndër fshatrat më të mëdhenj që ka sot Bashkia e Lushnjës. Në zemër të myzeqesë e Shqipërisë, rreth 500 familje kanë atë rrugë që pamë kur erdhëm këtu. Eshtë në një gjendje të mjerueshme ndërkohë që para 4 ditësh erdhi kryeministri Rama dhe inaguroi një investim të një klienti të qeverisë, të një oligarku të oborrit dhe ia çon asfaltin deri në derë të serave”, tha Murrizi.
“Këta këtu kanë 500 hektarë tokë dhe vuajnë të nxjerrin prodhimet e tyre. Kanë vite që mashtrohen nga politika për rrugën dhe 8 muaj pas zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku as që ka denjuar të vijë të takojë këta banorë dhe ti pyesë për rrugën. Nuk e ka ndërmend por vjen pas kryeministrit për të shkuar në sarajet e dikujt që i shërben qeverisë edhe pse ia ka dhënë tokën e shtetit. Në vend që tua japë atë tokën këtyre hallexhinje që pas vitit 92 janë shtuar dhe kanë fëmijët pa tokë, ua jep atyre që nuk dinë se nga të çojnë paret dhe ia çon asfaltin bashkë me shtyllat e tensionit të lartë deri tek serat. Pra qendrim me dy standarde. Nuk pyesin për fukarenjtë. U shërbejnë atyre që u ngrohin xhepin. Kjo është politika që ndjek qeveria Rama. Vjen dhe inaguron një investim të tij”,tha Murrizi, i cili i siguroi banorët se Partia Demokratike është në mbëshetje të tyre dhe nesër në pushtet, hallet që kanë do të jenë prioritet për zgjidhje./Mapo.al