Nga Alternativa Civile
Shpesh herë bëjmë pyetjen, se çfarë duhet bërë ndryshe në këtë vend?
Padyshim, Shqipëria nuk mund bëhet as Gjermani, as Francë e as Angli. Por ajo mund të ishte bërë, pa asnjë dyshim, një vend normal për të jetuar. Me një ekonomi të qëndrueshme, shëndetësi dhe arsim të pranueshëm…
Ne mendojmë se:
1- Duhet të ndalet korrupsioni galopant që ha paratë e taksave tona dhe borxheve që Shqipëria merr nga bankat dhe institucionet e huaja.
2- Duhet të përcaktohen proritetet ekonomike, në mënyrë të qartë. Çfarë do të bëjmë, bujqësi, turizëm, apo do të rihapim sërish Metalurgjinë dhe Industrinë e Lehtë?
3- Duhen vendosur drejtime të qarta të shvillimit të arsimit(jo vetëm të ndërtimit të shkollave të reja). Të bashkë-krijojmë standardet e mësimdhënies dhe edukimit, si dhe të rifillojmë kërkimin shkencor, në atë nivel që mund të arrijmë.
4- Të zhbëjmë strukturën e ndërtimit dhe filozofinë autoritare të funksionimit të partive politike, që trashëgojnë mentalitetin e PPSH-së, duke i shndërruar ato në mekanizma demokratike, të hapur dhe transparentë.
5- Duhet të punohet fort për bashkimin kombëtar, jo duke bërë show, me mbledhje të përbashkëta qeverish apo inskenime për të prishur doganën e Morinit, por duke realizuar mbi baza të shëndosha e serioze, bashkimin arsimor, kulturor dhe ekonomik. Më pas trau bie vetë.
6- Të mbrojmë dhe promovojmë fort trashëgiminë kulturore dhe historike, duke e shndërruar në aset turistik dhe dëshmi e asaj që kemi qenë në këtë tokë.
Nëse keni të tjera ide, na sygjeroni…
Nëse jo, na ndihmoni duke e shpërndarë këtë postim tek të tjerë njerëz që duan të kontribojnë.