Deputeti Halit Valteri ka folur pas përplasjes me deputetin Damian Gjiknuri. Valteri tha se Gjiknuri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar.
U desh ndërhyrja e gardës për të ndarë deputetët duke mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.
“Provokimet e Gjiknurit me cunat problematikë as më hyn fare… Unë s’jam idiot që të dalë nga seanca të kap një deputet. Më mori në telefon dhe më kërcënoi duke më thënë: nuk më njihni ju mua. Ai më kërkoi të dilja jashtë parlamentit I bëj thirrje Ramës që ta tërheq këtë qen bir qeni se familja ime e ka provuar dhe i ka dhënë provat sesi i trajton mbeturinat. Nuk mund të krahasojmë Ahmet Zogun me një hajdut që ka vjedhur mbi 100 milion euro dhe ia falë Gurusë sa herë vjen i takon gruan. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. Që kur ka qenë ministër energjitike. Nuk mundet të më kërcënojnë mua, e kanë provuar më parë”, tha Valteri.
Deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar debatin e ashpër që pati me deputetin Halit Valterin jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ky i fundit tentoi ta qëllonte.
Gjiknuri tha se nuk e ka kërcënuar Valterin. Sipas tij, deklaratat e Valterit janë qëndrime politike dhe ai nuk kishte për çfarë e kërcënonte kolegun.
“Pse ta kërcënoja, nuk jam këtu për t’u marrë me Valterin, Nuk e di çfarë kërcënimesh ka marrë nga Gjiknuri. Kush është në politikë ka akuza personale. Unë nuk kërcënoj njeri, është e rëndësishme që sot është një ditë e madhe, sepse votohet Kodi i ri Zgjedhor. Ti denoncojë ato që ka”, u shpreh Gjiknuri
Më hetërt Valteri deklaroi se Gjiknuri e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar dhe se kjo gjë provokoi dhe debatin mes tyre./ Opinion.al