Home KRYESORE Eli Fara “u rekrutua” nga Veliaj, ironizon Kel Demi: Mandi Nishtulla ka...

Eli Fara “u rekrutua” nga Veliaj, ironizon Kel Demi: Mandi Nishtulla ka 4 muaj që nuk del nga shtëpia

Ditën e djeshme, këngëtarja Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit.

Ky moment nuk ka kaluar edhe pa komentuar edhe në studion e ABC-së së Mëngjesit. Ka qenë moderator Enkel Demi që ka ironizuar, duke u shprehur se këngëtari i muzikës tallava Mandi Nishtulla ka katër muaj që qendron në shtëpi që të mos ta rekrutojë Rilindja.

“Thuhet që Mandi i Nishtullës ka katër muaj që rri në shtëpi se mos e marrin e rekrutrojnë te Rilindja”, tha Keli duke shkaktuar të qeshura në studio. l.k/abcnews.al

Share: