Nga Idajet Beqiri
Mendova se isha ftohur prej kondicionerit të makinës dhe ndryshimit të temperaturave. Vazhdova në ditët vijuese gjyqet dhe punët me intesitet normal, por me dhimbje të papërshkueshme, duke mos bërë asnjë kontroll mjekësor!
Në datën 8 tetor 2020, ora 11.00 ju dorëzova Dr. Adrian Jorgji në Spitalin Amerikan Nr. 3 në gjëndjen më katastrofale, thuajse pa frymarrje!
Fal ndërhyrjes urgjente, vizitës, analizave, skanerit, përcakëtimit të diagnozës së saktë, fal terapisë intensive, këshillave të vyera të Dr. Adrianit, fal përkushtimit dhe përkujdesjes shpirtërore dhe sakrificës robëruese 24 orë në 24 orë të gruas time Nexhit, falë përkujdesjes, përkushtimit, dhimbsurisë të fëmijëve, të nipave e mbesës time të shtrenjtë, fal shërbimit brilant të infermjeres Moza Jaupi, mikes së shtrenjtë të familjes tonë, fal mesazheve inkurajuese, lutjeve, mbështetjes dhe dashurisë të miqve dhe mikeve të mia të pa fund nga çdo skai i atdheut dhe kudo në Botë, të kolegëve dhe kolegeve, fal gjëndjes pranë me shqetësimin dhe me dhimbsurinë e tyre të pa parë të vëllezërve, motrave nipave e mbesave të mia të kudondodhura, me ndimën dhe bekimin e të Madhit Zot, e kalova fazën e emergjencës të COVID-19!
Dhimbjet dhe gjendjen skandaloze që të jep kjo kryeflam e çuditshme shpirtmarrëse, nuk mund t’a papërshkuaj dot me fjalë. Ata që e kanë kaluar më kuptojnë.
Tani jam futur në fazën e riparimit të dëmeve dhe të rehabilitimit për t’u kthyer në normalitet.
Mirënjohje, Mirënjohje dhe përsëri Mirënjohje dhe dashuri pa kufi për të gjithë ju sa përmënda më sipër.
Mos e nënvleftësoni, siç bëra unë.
Mos e kini frikë, pavarësisht se është armik tinzar, shumë i rrezikshëm dhe i pabesë.
Po ruajtët veten, po ruajtëm të tjerët, po mbajtëm maskën dhe distancimin fizik, po nuk e neglizhuam, po i patëm sytë dhe mëndjen te mjeksia, me Besimin e pafund dhe me Shpresën te i madhi Zot, COVID-19 n’a merr të keqen!
Zoti ju bekoftë të gjithëve.