Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera ‘Prisni opinionin e Venecias’, Rama: Është i mirëpritur, por Parlamenti do votojë...

‘Prisni opinionin e Venecias’, Rama: Është i mirëpritur, por Parlamenti do votojë pa humbur kohë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ku ky i fundit i kërkon Kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Rama shkruan se opinioni komisionerit është i mirëseardhur, por pavarësisht kësaj, është Parlamenti që do të vendosë sa më parë.

Rama e quan Presidentin Meta “një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare”.

Më tej ai shkruan: “Meta s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”

Kryeministri Rama ne Twitter:

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.

Top Channel

Share: