Bota ka nevojë për energji të madhe pozitive për të luftuar kundër forcave negative. Ka nevojë për gëzim. Shkoni në brendësi thellë brenda qenies suaj dhe krijoni atë energji pozitive për mirëqenien e njerëzimit.
Ndaj sot shtrohet pyetja se kujt i druhemi më shumë Covidi-t apo mungesës së lirisë? Më 2020, fantazma e COVID-19 po na ndjek kudo. Pasiguria ka edhe ajo mostrat e saj. Politika është një nga këta mostra.
Gjithkush dëshiron të kthehet në “normalitet” dhe t’i shohë fëmijët e vettë shkojnë në shkollë dhe të përjetojnë gëzimet e një fëmijërie më të lumtur dhe mësociale. Por dhe prindërit janë në hall por dhe mësuesit janë në hall. Një kakofoni opinionesh, që ngjan e gjitha si një refren shtrigash Halloween-i.
Pandemia e AIDS-it i detyroi njerëzit të mbulojnë organet gjenitale të tyre me prezervativë. Pandemia COVID-19 po i detyron ata të vendosin maska. Është sikur shumë njerëz nuk po e çonin jetën e tyre duke vënë një milion maska dhe duke i ndryshuar ato sipas leverdisë dhe interesin vetjak. Është sikur njerëz të panumërt në këtë planet të mos këtë qenë të detyruar tashmë ta mbajnë gojën mbyllur dhe të durojnë fatkeqësitë e imponuara atyre nga ata pak më ‘fatlumët’.
Pyes veten se cilën pjesë të trupit do të detyrohemi ta mbulojmë më tej. Pyes veten nëse, në radhë të parë, e gjithë kjo po ndodh sepse sytë tanë kanë qenë të mbuluar gjatë gjithë kohës. A po shkojmë drejt një kohe kur qëndrimi i sigurt bëhet i ngjashëm atë të dënuarin me vdekje në që pret t’i ndalet të ekzekutimit?
Sot me gjithë këto grumbullime, alarme, mashtrime, mungese informacioni, bollëk dezinformimi, paqartësie dhe konfuzioni, pyes veten nëse është koha që ne të fillojmë të hartojmë një manifest post-koronavirus? Ndoshta duhet të përmbajë të gjitha gjërat që ne nuk duam që bota të bëhet kur kjo pandemi të ketë mbaruar. Ka shumë ligësi tjetërsuese që lulëzoimes nesh duke na mbajtur në karantinë, në distancë dhe mosbesim ndaj njëri-tjetrit,si mënyrë mbrojtje para COVID-19. Pasi ka sisteme që lulëzojnë nga vetmia dhe frika jonë. Ka institucione të dedikuara për t’u siguruar që ne nuk do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë që t’u drejtohemi atyre për ndihmë …
Le të mos i lejojmë ata marrin udhë edhe pasi kjo pandemi të ketë mbaruar!
Përsa i përket zgjedhjeve këtë vit në SHBA “COVID-19 e ka zgjedhur veten President .”