Home KRYESORE Alimadhi–Ruçit: Komunist i ndyrë të privon lirinë e fjalës. Kryeparlamentari e përjashton...

Alimadhi–Ruçit: Komunist i ndyrë të privon lirinë e fjalës. Kryeparlamentari e përjashton nga seanca (Video)

U shoqërua me debat përfundimi i fjalës së kryeministrit Edi Rama me deputetë të opzoitës. Ndërsa kreu i qeverisë la sallës, deputeti Alimadhi u përfshi në debat me kryeparlamentarin Ruci, pasi kërkonte replikë me kryeministrin.

Në debat, kur për disa herë i tërhoqi vërejtje, kreu i parlamentit përjashtoi nga seanca deputetin Alimadhi dhe tha se do të kërkonte nga Konferenca e Kryetarëve përjashtimin e tij me 10 ditë.

Nga ana e tij, deputeti i opozitës, përsërtiti edhe një herë qëndrimin e tij për kryeparlamentarin ndërsa iu drejtua me fjalëst :Komunist i ndyrë.

Pjesë nga Debati:

Kryemadhi: Një komunisit i ndyrë të privon lirinë e fjalës.

Ruçi: të tërheq vëmendjen..

Kryemadhi: A do të dal fare nga parlamenti

Ruçi: Po të tërheq për herë të tretë

Kryemadhi:  Po e pastaj..

Ruçi:  Do dalësh jashtë

Kryemadhi:  Më nxirr .. jashtë u kënaqe

Ruçi:  Herë e katër, herë e pestë…  përjashtohesh nga seanca dil jashtë..

Kryemadhi:  oo bravo bravo

Ruçi: Nëse nuk del jashtë, do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.

Kryemadhi: Zbato rregulloren

Ruçi: Ankohu , do kërkoj për moszbatim të urdhrit.. përjashtohesh nga seanca e do kërkoj përjashtimin tënd për 10 ditë.

360grade.al

Share: