Home KRYESORE Fauci: Koronavirusi nuk do të jetë pandemi e gjatë, falë vaksinave

Fauci: Koronavirusi nuk do të jetë pandemi e gjatë, falë vaksinave

Anthony Fauci deklaroi se pandemia do të marrë fund shumë shpejt falë zhvillimit të vaksinave, duke shënuar një shpresë edhe pse situata vazhdon të përkeqësohet.

“Sigurisht që pandemia nuk do të vazhdojë për shumë gjatë, sepse unë besoj se vaksinat do të jenë kthesë për këtë”, tha Fauci.

Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, deklaroi se situata nga koronavirusi do të normalizohet në të gjithë globin dhe mund të ketë vetëm disa pika të nxehta në zona të caktuara.

“Të kontrollosh koronavirusin nuk do të thotë ta zhdukësh atë,” tha ai.

Fauci tha se vaksinat do të jenë një shpresë e madhe në luftën kundër virusit. Pfizer raportoi këtë javë se vaksina e saj ishte më shumë se 90 përqind efektive. Moderna tha se rezultatet e testeve klinike për kandidatin e saj të vaksinave mund të jenë në dispozicion deri në fund të muajit .

Ndërkohë, Rastet me koronavirus në SHBA dhe rreth globit vazhdojnë të rriten në shifra shqetësuese.

Amerikanët mund të vaksinohen në pranverë, kanë thënë zyrtarët, ndërsa grupet me përparësi të lartë si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit mund të vaksinohen në dhjetor. s.ba/abcnews.al

Share: