Home KRYESORE Kosova: Kam sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe...

Kosova: Kam sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe për 15 minuta të jep përgjigjen

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova u shpreh se qeveria duhet të bëjë testimin, gjurmimin dhe trajnimin.

Ai shtoi se ka sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe për 15 minuta të jep përgjigjen.

Kosova: Qeveria duhet të bëjë testimin, gjurmimin dhe trajnimin. Mirëpo testimi është pika më kryesore se nuk mund t’i bësh pikat e tjera. Testimi ka një fond të caktuar lekësh. Nëse duhet testim dhe ky është çelësi i suksesit.

Unë kam ardhur nga jashtë kam sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe për 15 minuta të jep përgjigjen. Qeveri me taksa dhe dogana mund ta japë shumë më lirë këtë test.

Vërtetë duhen fonde. Puna e parë që duhet bërë është gjetja e fondeve të rëndësishme që është lista e rimbursimit të barnave. Kjo historikisht ka qenë një qerasje mes njëri-tjetrit.

Share: