Gjykata e Korçës në seancën e mbajtur këtë të enjte ka shpallur moskopetencë lidhur me rillogaritjen e viteve të dënimit për Zani Caushin.
Ndërkohë, pas këtij vendimi avokati i Caushit, Arben Lena, është shprehur se çështja e klientit të tij do të shkojë deri në Strasburg.
Sipas tij, pasi u depozituan aktet nga burgu i Drenovës, u konstatua që Çaushit, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka kryer deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë, sipas Lenës, i njëjti institucion në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Sipas avokatit, Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim.
“Pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që, Myrteza Caushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë, i njëjti institucion, në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Caushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Caushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.
Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskompetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Caushi fillimisht mund të ankoheshe në drejtori i IEVP Drenovë, më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe kur t’i vinte përgjigjja negative, mund t’i drejtohej gjykatës.
Zani Caushi, është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, të cilat qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.
IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg, kjo është situata dhe unë mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të rasteve shfaqen problem. Do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vuajtjes së dënimit.
Çështja e Myrteza Caushit do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë, qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklarata publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij”, tha avokati./Opinion.al