Home KRYESORE Ditën me Metën, natën me Blushin. Nga do shkoje Ndre Legisi?

Ditën me Metën, natën me Blushin. Nga do shkoje Ndre Legisi?

Nëpër media sot u raportua për një vizitë që kryteari i LSI dhe i Parlamentit Ilir Meta, ka bërë në fermën e Ndre Legisit.

Ndre Legisi ka 7 vjet që është tërhequr nga politika edhe pse ka qenë një prej themeluesëve të PS, si dhe një deputet i LSI-së së Metës në fillimet e saj, por per gjithe kete kohe te gjate askush nuk u kujtua per te sepse kishin pushtetet e tyre te garantuara dhe s’kishin nevoje per te.

Në fakt, Legisi deri në vitin 2013, kishte një funksion që iu dha nga vetë Edi Rama në PS, ku ai koordinonte marrëdhëniet e aleatëve me socialistët per te cilet Rama kujtohet vetem para situatave zgjedhore.

Në fakt, pas vizitës që i bëri Meta, Legisi u shfaq te “Xibraku” në Tiranë ku zhvillohej Asambleja e PS dhe u pa të pinte një kafe dhe të fliste kokë më kokë me Ben Blushin. Blushi shpalli sot Lëvizjen për Demokraci brenda PS dhe Legisi duhet dhe është pjesë e saj nese do flasim per moral politik te tij.

Legisi u be Fermer ne shenje proteste ndaj mungeses se moralit ne Politike, por nese do ribehet politikan edhe pse ka akoma mik Ilir Metën, Ben Blushi i ka të qarta planet e tij për PS-në e të ardhmes, sipas nje morali legist… Te shohim cdo te ndodhe!

Share: