Home KRYESORE Protesta për Rashën/ Avokati i Popullit: Janë shoqëruar fëmijë 12-vjeç

Protesta për Rashën/ Avokati i Popullit: Janë shoqëruar fëmijë 12-vjeç

Gjatë mbrëmjes dejshme Avokati i Popullit, Erinda Ballanca ka treguar gjetjet që ka bërë ky institucion gjatë 6 ditëve të protestave dhe shoqërimit të të miturve në komisariatet e policisë.

Në një raportim të shkurtër për emisionin “Opinion”, Ballanca ka treguar se janë shoqëruar 128 të mitur, përkatësisht nga mosha 12- 18 vjeç e mes tyre të arrestuar kanë mbetur vetëm 4.

Sipas saj ka patur pretendime se protestuesit janë dhunuar nga efektivët e policisë, por e gjithë kjo ka mbetur në kuadrin e pretendimeve sepse për të arritur në një rezultat kokret do të duhej më shumë kohë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Cila ka qënë gjetja që është bërë nga Avokati i Popullit këto ditë?

Ballanca: Ajo që ne pamë është se ngjarje të tilla mund të çojnë në probleme shumë të mëdha sociale. Ajo që ne kemi evidentuar është: Gjendja e komisariateve në qytetin e Tiranës nuk është e mirë, për kushtet normale të akomodimit dhe shoqërimit dhe në rastin konkret në kemi vënë re mbipopullim të personave brenda komisariateve. Mes të shoqëruarve ka 128 të mitur. Të shoqëruarit janë nga 12 deri në 18 vjeç.

Policiët nuk kanë qënë të sigurt për moshën reale të fëmijëve gjatë momentit të shoqërimit dhe ndaj ka ndodhur që të shoqërohen në komisariat të miturit 12-vjeçar.

Pavarsisht se me probleme procedurale janë kryer veprime të shpejta nga ana e policisë në formë që ti liroj të miturit dhe ka mbajtur të arrestuar vetëm 4 persona të mitur.

Blendi Fevziu: A ka patur të plagosur në komisariat?

Ballanca: Nuk kemi mbledhur të dhëna për këtë. Ka pasur persona që kanë paraqitur ankesë për dhunë nga ana e policisë nga momenti i shoqërimit deri në komisariat ndërkohë që kemi patur vetëm një rast që pretendohet se brenda komisariatit është ushtruar dhunë.

Për të arritur në përfundime konkrete kërkon më shumë kohë kështu që për momentin janë pretendime.

Por, përshkak se komisariatet janë në pjesën më të madhe të mbuluar me kamera është thuajse i pamundur dhunimi i të miturve brenda ambienteve të policisë./Opinion.al

Share: