Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, shpërtheu të martën ndaj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas komenteve të këtij të fundit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë lojëra politike në rajonin e Mesdheut. Ai iu kundërpërgjigj duke akuzuar Rusinë se ajo po minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera.
“Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të bllokojë progresin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të çuar përpara interesat e saj në dëm të të gjithë rajonit”, tha Pompeo në një deklaratë.
Pompeo e akuzoi Rusinë edhe për shkeljen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara në Libi./abcnews.al