Home KRYESORE COVID/Ambasada e SHBA:Nga 26 janari nuk mund të udhëtoni pa testin negativ

COVID/Ambasada e SHBA:Nga 26 janari nuk mund të udhëtoni pa testin negativ

Për të shkuar në një nga shtetet e SHBA-ve, ju nevojitet test negativ i koronavirusit.

Kështu ka njoftuar ditën e sotme Ambasada Amerikane në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në llogarin zyrtare në “Facebook”, theksohet se nevojitet një test i cili dëshmon se ju jeni negativ ndaj koronavirusit, ose prova që më herët e keni kaluar virusi. Vendimi hynë në fuqi që nga datat 26 janar.

”Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane

Share: