Vladimir Meçe, avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit është kërcënuar përmes një mesazhi.
Bëhet me dije se avokatit i është kërkuar që të heq dorë nga mbrojtja e Emiljano Shullazit, pas se të jetë vonë për të.
Pas marrjes së sms kërcënuese, mësohet se avokati ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit.
Sipas informacioneve, sms i është dërguar avokatit në platformën e komunikimit “Whatsapp” ku shkruhej; “Hiq dore sa nuk është vonë”./ Opinion.al