Home KRYESORE Endri Shabani: Opozita do ta maksimalizonte votën duke dalë me një listë

Endri Shabani: Opozita do ta maksimalizonte votën duke dalë me një listë

Endri Shabani, kreu i “Nisma thurje” tha në emisionin “Opinion” se në rezultatin e zgjedhjeve do të ndikojnë, jo vetëm votat që palët do të marrin, por edhe sistemi zgjedhor.

Shabani u shpreh ndër të tjera se edhe ndarja e zonave ka influencë në rezultat, ndërsa pohoi se opozita e bashkuar do ta maksimalizonte votën e saj nëse do të dilte me një listë të vetme.

Pjese nga diskutimi

Fevziu: Dalja me një dy apo disa lista, si do ndikojë në zgjedhje?

Shabani: Përveç kësaj është dhe ndarja në rajone. Ndarja në rajone e dëmton më shumë përfaqësimin, edhe pse ne kemi sistem proporcional. Ndarja në rajone e dëmton këtë pjesë. Ndarja se si ndahet zona zgjedhore që heqim ca votues këtu i çojmë aty dhe në këto zgjedhe do të kemi zhvendosje të këtij lloji dhe do kemi ndryshim të numrit të deputetëve. Kjo prapë sjell shproporcionalitet në përfaqësim. Me shumë mundësi partia që do marri më shumë vota do marri më shumë mandate se sa i kanë dhënë votuesit. Në zgjedhjet e kaluara kjo ka qenë 7 mandate, pra Rama ka marr 7 mandate që nuk ja dha votuesi, por ja dha sistemi zgjedhor.

Fevziu: Opozita e bashkuar duhet të dali me një listë apo me dy lista, si e maksimalizon votën?

Shabani: Maksimalizimi i votës është të dalin me një listë me këtë sistem që kemi, sepse nuk do kenë mundësi të dalin në koalicion.

Fevziu: Ndarja në rajone si e deformon?

Shabani: E deformon në faktin, që të gjitha votat që nuk fitojnë një mandat do t’i shkojnë atij që është parti më e madhe

Share: