Home KRYESORE Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar

Një italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë, në orët e vona në Vilë Bashtovë.

Pronarja e një restoranti, shtetase italiane, është plagosur me thikë.

Paraprakisht si autor dyshohet bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen filmimet e kamerave të sigurisë.

Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin./Lapsi.al

Share: