Home KRYESORE Celibashi: Problemi më i madh financimi i partive politike nga krimi

Celibashi: Problemi më i madh financimi i partive politike nga krimi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës për mediat të zhvilluar këtë të premte deklaroi se problem madhor në Shqipëri vazhdon që të jetë financimi i partive politike nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.

Celibashi tha se shoqëria civile, media, dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen seriozisht në një fushatë elektorale për t’i bërë zgjedhësit të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për shit-blerjen e votës. Më tej ai theksoi se duhet që gjithsecili në përputhje me profilin institucional të japë kontributin në zhdukjen e fenomenit.

“Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Shoqëria civile dhe media, dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen seriozisht në një fushatë për t’i bërë zgjedhësit të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për shit-blerjen e votës. Duhet që gjithsecili në përputhje me profilin institucional të japë kontributin në këtë aspekt përndryshe dështimi i zgjedhjeve do jetë dështim i gjithë aktorëve dhe faktorëve”., tha ai/ Opinion.al

Share: