Home KRYESORE “Shendetesia falas” e Rames- “shendetesi” per “klanin” e PPP-te

“Shendetesia falas” e Rames- “shendetesi” per “klanin” e PPP-te

Nga Tritan Shehu

Qeveria Basha do te sjelle “Shendetesi per qytetaret”, “Shendet per te gjithe”!

Programi i yne synon qe Sistemet shendetesore te funksionojne per qytetarin pavaresisht gjendjes sociale, moshes, semundjeve etj, duke e vendosur pacientin ne qender te sistemit.

Kjo kerkon permbysje ne kolonat mbi te cilat u ngrit ne keto 8 vite nje sistem i deformuar dhe ndertimin e tij mbi koncepte europiane:

1-Vetem Financimi shume burimesh i sistemit do te beje te mundur nxjerrjen nga varferia aktuale duke e bere autonom, te qendrueshem dhe social. Kjo se bashku me ndryshimet ne menaxhim, transparencen e kolegjialitetin do te coje ne eleminimin e keq perdorimeve te fondeve, korrupsionit e monopoleve.

Konvertimi i pagesave direkte te larta e abuzive ne kontribute direkte me injektime ne rritje nga buxheti, duke u larguar nga skemat e nje “bleresi te vetem”, perbejne bazen e efekasitetit te fondeve, forcimin e politikave sociale.

2-Funksionimi i sistemit paresor e spitalor te decentralizuar, te perbere nga “spitali ndermarje” dhe “profesionisti i lire” per paresorin, mjek familje a specialist ky, mbi parimin demokratik “paraja ndjek pacientin te lire ne perzgjedhje te sherbimit”, bazuar ne indekset e kostos DRG per spitalet apo te prestacioneve e kartelave per paresorin, perbejne “motorret” e sistemit.

3-Publiku e privati i konvencionuar jane pjese integrale e sistemit tone shendetesor te arritshem nga qytetari, qe zgjedh ndersa “paraja” e ndjek ate, duke u bere kjo nje nga format me efikase edhe te luftes me pagesat korruptive e ilegale.

4-Sistemi farmaceutik nen divizen europiane si nje “sektor publik i menaxhuar nga privati” do te garantoje “sigurine medikamentoze” e “farmako vigjilencen”, duke implementuar parimin e BE “liberalizim dhe siguri” ne cdo rregjistrim te preparateve te huaja apo vendase. Kjo se bashku me rimbursimin sipas diagnozes e te drejtes se mjekut e pacientit te zgjedhjes midis disa opsioneve, rritjes se listes aktuale tejet te shkurter te rimbursimeve e perqindjes se tyre, do t’i siguroje publikut akses te pershtatshem per skemat moderne te mjekimit.

5-Futja ne skeme e shume nga procedurat bazale te stomatologjise, kodifikimi i kontrollit mbi ato e materialet e konsumit ne pergjithesi, perbejne nje tjeter kolone.

6-Ne kushtet aktuale te nje braktisje te qytetareve perballe kesaj pandemie te rrezikeshme Covid, kontrolli i saj nepermjet masave te shprehura qartesisht me pare, vaksinimit masiv te popullesise etj, perbejne nje prioritet absolut.

7-Ky program kerkon dhe burime te gjera e te kualifikuara njerrezore, menaxhere, mjeke, farmaciste, stomatologe, infermiere, fizioterapiste, laborante, teknike etj, qe shume nga prej te cileve jane sot nje “specie ne zhdukje”. Keta jane implentuesit direkt te ndryshimit, si dhe bashkeautoret e tij.

Kjo kerkon masa te gjera e gjithe perfshirese qe nga pregatitja universitare, specializimet, kualifikimet, aktivitetet shkencore e profesionale, pasjisjet e institucioneve shendetesore, e deri te rivendosja e autoritetit e dinjitetit tashme te neperkembur te tyre, qofte dhe me pagesat dinjitoze.

Ne gjendjen e rende aktuale keto pa dyshim nuk jane te lehta, por asgje nuk do te jete e pa mundur mbas 25 Prillit.

Share: