Shqipëria tashmë ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit të kryeministrit Rama, pasaporta e vaskinimit të COVID-19 do të mund të merret nga qytetarë nëpërmjet portalit e-Albania.
Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?
Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.
Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.
Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.
Kujtojmë që deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer. Me këto vaksina deri më tani janë vaksinuar vetëm mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut dhe prioritar në listë./Opinion.al