Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit Alban Xhepa. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë sekuestruar 10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe 4 biznese të cilat dyshohet se janë vënë nga veprimtari kriminale dhe pastrimi parash.
Sipas prokurorisë, Alban Xhepaj kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale. Hetimet kanë filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjitheshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të Alban Xhepës, i cili rezulton të jetë i dënuar 3 herë në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit.
“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime për veprën penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për shtetasin A. Xh dhe ka arritur të sekuestrojë një numër të madh pasurish të luajtëshme dhe të paluajtëshme. Hetimet kane filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë. Sipas informacionit fillestar i dyshuari A. Xh, kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjitheshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Opinion.al