Home KRYESORE Sa me i talentuar te jesh aq me te rrezikuar e ke...

Sa me i talentuar te jesh aq me te rrezikuar e ke karrieren profesionale!

Nga Eva Idrizllari

Nje karakteristike tipike negative shqiptare eshte shkaterrimi i karrieres se profesionisteve te talentuar. Kjo ndodh ne te gjitha sferat: media, politike, drejtesi, mjekesi, arsim, ekonomi, art, kulture, sport…e fusha te tjera.

Nese je i spikatur per cilesite profesionale, krijon respekt publik duke frymezuar nje shembull model profesional per sferen perkatese, publikun, edhe per konkurencen, ti ne menyre te pavetedijshme krijon nje reaksion kompleks psiqik, ndjenjash dhe mendimesh, tek personat te cilet nuk e durojne dot admirimin dhe suksesin e tjetrit mbi perparesite e tij individuale.

Sa me i talentuar te jesh aq me te rrezikuar e ke karrieren profesionale, sidomos kur je edhe model i integritetit shoqeror. Karriera profesionale do te jete gjithmone nen kercenim, ose do te shkaterrohet nga manovrime te kamufluara qellimisht. Perveç rasteve kur ti je pjese e klaneve qe kontrollojne tregun e punes te sferave perkatese.

Ne Shqiperi, me shume se nje konkurence mbi vleresimin e drejte te profesionisteve ne baze te meritokracise mbi cilesite profesionale, ekzistojne kurthet e pabesise dhe ndjenjat e komplikuara te komplekseve te inferioritetit ne konkurencen profesionale.

“Hiqe ate se nuk e duroj dot ne ekran”,”Hiqe kete se na mori klientet”,”Gjeja anen ketij ta heqesh se na prish pune”,…etj.
Nuk jane thjesht batuta. Jane motive aktesh tipike negative te njerezve qe zoterojne mjediset profesionale me ndjesine e posesivitetit per te dominuar mbi padrejtesine, cmiren dhe inatin, kundrejt modeleve cilesore te afta.

Njeriu i afte ngjall xhelozi gjithmone tek njerezit qe, ose duan ta kene gjithçka nen kontrollin e tyre, ose ndihen te pasigurte nga vleresimi per veten.
Ne Shqiperi njerez te tille jane hipokrite destruktive po aq edhe te neveritshem.

“Do te detyrojne te mos shkelqesh. Por ti shkelqe gjithesesi.” – keshillonte ne kohen e tij Pier Paolo Pasolini, nje nga figurat qendrore te kultures italiane, shkrimtar e regjisor i shkelqyeshem, si dhe nje eseist i pashtershem.

Koha dhe eksperiencat, gjithmone e me teper, po na deshmojne dhimbshem qe: ne boten meskine te shoqerise shqiptare profesionistet e vertete nuk i durojne dot. Sepse ata qe zoterojne sferat jane gjysem-profesionistet dhe te paaftet ambicioze.

Share: