Në Kosovë është mbyllur procesi i votimit në orën 19:00, ndërsa ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 66 mijë vota. Vetëvendosje në publikimin e parë ka rreth 40 për qind, PDK-ja 20.01, e LDK-ja 13.54.
Sipas Exit Polleve të para të nxjerra nga PIPOS në Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje parashikohet të ketë fituar 41.8% të votave. Kjo shifër e përkthyer në mandate do të thotë 52 deputetë në Kuvend.
Këtu lexoni në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.