Kryeministri Edi Rama i qëndroi sërish deklaratave të tij për Presidentin e Republikës, Ilir Meta duke thënë se nuk përfaqëson për zyrën e Presidentit, por se del fshehurazi dhe bën fushatë për partinë që menaxhon bashkëshortja e tij.
Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, Rama madje shtoi se Meta ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.
“Nuk mendoj që ka nevojë për komente veprimtaria ilegale e Ilir Metës. Ajo është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por në çdo nivel të justifikueshëm për çdo person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.
Një President që flet me gjuhë rruge, lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, që e ka zënë zyrën e Presidentit formalisht, humbet çdo ditë nivel në raport me deyrën, s’ka nevojë ta komentoj unë. Të gjithë e shohin, e ndjejnë dhe do ta dënojnë më 25 prill, është përtej çdolloj mundësie për ta”,- u shpreh Rama.
(BalkanWeb)