Home KRYESORE Zgjerohet lista e kandidatëve për deputetë që do kalojnë në sitën e...

Zgjerohet lista e kandidatëve për deputetë që do kalojnë në sitën e drejtësisë (Emrat)

Lista e kandidatëve për deputetë të partive politike që do t’i nënshtrohen verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme është zgjeruar.

Më parë janë raportuar 12 kandidatë, ndërsa sot janë shtuar 16 kandidatë të rinj, për të cilët KQZ kërkon verifikim nëse ata kanë lidhje me çështje kriminale.

Pjesë e listës janë kandidatë të cilët janë bërë publikë, si Tom Doshi, i cili është në krye të listës së Partia SocialDemokrate në qarkun e Tiranës dhe Shkodrës apo Rezeart Tusha, numri 8 në listën e PD-së në qarkun e Durrësit.

Gjithashtu do t’i nënshtrohet verifikimit edhe Dashamir Tahiri,  kandidat për deputet në Partinë  Lëvizja për Ndryshim, i cili nuk ka qenë më parë.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë thirrje të vazhdueshme që Tom Doshi të mos jetë në listat e kandidatëve për shkak të së kaluarës së tij.

Në lidhje me rastin Doshi, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të presë organin e akuzës për të dalë në një vendim final.

Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për të ndaluar kandidimin e Doshit, i cili sipas saj “është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshit ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”. Por sërish KQZ e regjistroi atë si kandidat në zgjedhje.

Gjithashtu Top Channel ka zbuluar se Rezeart Tusha, i cili është prej kohësh kryetar i PD në Shijak dhe kandidati i Partisë Demokratike, i renditur i 8 në listën e qarkut Durrës  është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin “Hydra” pasi iu gjetën 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë. Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Pas publikimit të vendimit,  Partia Demokratike i ka dërguar menjëherë kërkesë Prokurorisë që të nisë verifikimin e thelluar për kandidatin e tij edhe pse publikisht selia blu e mori ne mbrojtje atë.

Lista e plotë e kandidatëve:

Koalicioni ABEOK

Altin Gjeloshaj

Elsa Voka

Daniel Prroj

Ervis Beu

Ido Pashaj

Partia Bindja Demokratike

Arsen Belaj

Bahri Shabani

Partia Lëvizja për Ndryshim

Dashamir Tahiri

Ardian Gjoka

Partia Lëvizja e Re

Ilmi Kuka

Partia Lëvizja Socialiste për Ndryshim

Arbër Arifaj

Ashim Tafilaku

Elton Ismaili

Ferdinant Aligjoni

Ilir Hysi

Artur Baku

Partia Nisma Thurje

Boris Shakaj

Napolon Laska

Partia Demokratike

Agron Kapllanaj

Gentian Muca

Rezeart Tusha

Zef Hila

Partia SocialDemokrate

Kleo Murataj

Tom Doshi

Serdar Hoxha

Partia Socialiste

Artan Bitri

Halim Dauti

Leonard Beqiri

Lista e kandidatëve që do verifikohen në Prokurorinë e Përgjithshme

Top Channel

Share: