Shefja e ISHP Silva Bino në një lidhje direkte për emisionin “Breaking” në Top News ka folur për procesin e vaksinimit, stepjen që qytetarët kanë për vaksinat kineze.
“Mendoj që rezultatet deri tani kanë treguar se vaksinat kanë rezultuar të sigurta, kemi të dhëna nga studimi turk në lidhje me ketë vaksinë. Nuk është e detyrueshme që çdo vaksinë të certifikohet nga EMA, dhe vendet evropiane mund të përdorin vaksina, të pacertifikuara nga EMA, por këto janë vaksina që janë provuar në miliona njerëz, Turqi, Emirate, Brazil, Indonezi, me miliona njerëz të vaksinuar”, tha Bino.
Ndërsa sa i përket ngurrimit që qytetarët patën në përdorimin e Astrazeneca për efekte anësore Bino tha se: Ne efekte anësore kemi pasur, por të lehta temperaturë, dhimbje muskulare , ndjenjë dobësie, këto. Vetëm dy raste si gjendje të fikti po që lidheshin më shumë Pfizer, të tjera jo. Se ne analizojmë çdo ngjarje pas vaksinimit që jo domosdoshmërisht ka lidhje me vaksinën.
Bino tha se simptomat janë normale pas vaksinës dhe janë të lehta që përshkruhen dhe në fletën e vaksinës, se ne kemi dhe një fletë shoqëruese shpjeguese, kur bën vaksinën, ka një faqe në internet , numër telefoni.
Bino tha se nga të dhënat deri të djelën, janë vaksinuar 8.2 përqind e popullatës target me dozën e parë.
Në fund ajo pati dhe një koment të shkurtër për refuzimin e Kosovës për marrjen e dozave të vaksinës kineze.
Bino: Jo ne nuk bëjmë diferencim vaksine, jemi në emergjencë, pra që duam të fitojmë mbi kohën, dhe kjo është arsyeja që çdo vaksinë që na ofrohet dhe i kaluar proceset nuk duhet të refuzohet.
Top Channel