Home KRYESORE Armir Shkurti: Ja pse njerëzit nuk e mbajnë maskën

Armir Shkurti: Ja pse njerëzit nuk e mbajnë maskën

Më pak se 1 në 4 vetë e mban maskën në Tiranë!! Nga ura e Teknologjikes deri në qendër numërova përgjatë rrugës së Kavajës

🔹️ ata këmbësorë që mbajnë maska dhe ata që nuk mbajnë.

❌ Përjashtova nga kjo statistikë ata që e mbajnë maskën për formë në fytyrë por pa zënë gojën e hundën.

✅ Llogarita vetëm ata që nuk kishin asgjë në fytyrë dhe ata që e kishin vendosur:


VETËM 1 në 4 VETË!!
~~~
Unë besoj që kjo ndodh:

  1. Sepse imponimi i maskës në rrugë është i paarsyeshëm.
  2. Sepse ky rregull shkoi shumë gjatë ( 6 muaj )
  3. Sepse – si përherë – as këtë herë shteti shqiptar nuk është serioz dhe konseguent. Domethënë nxjerr ligje e urdhëra të cilët nuk është i zoti ti ndjekë e zbatojë deri në fund.
  4. Sepse, siç ka ndodhur historikisht, shqiptari nuk ka besim tek shteti dhe pas çdo havaleje të re o gjen shtigje o gjen miq për ti bërë bisht.

Unë besoj, gjithashtu, se MASKA është një imponim abuziv i bindjes. Mbajtja në rrugë e një rrecke në fytyrë është një lloj devize, simboli, uniforme e pranimit të tiranisë politike sanitare të zbatuar përmes një kamuflazhi me bluza të bardha.

Share: