Home KRYESORE Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët

Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri sekretari i PD në këtë qytet, Bledar Okshtuni janë vënë në pranga nga policia.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se Ndriçim Jonuzi qëlloi me armë në këmbë sekretarin e PD, Bledar Okshtuni. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërsa ndaj Dorian Troplinit dhe Markel Shtyllës rëndon akuza për “Moskallëzim të krimit”.

Ngjarja solli reagime dhe akuza të ndërsjellta në radhët e politikës. Ndërkohë vetë Jonuzi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ditën e djeshme sqaroi se motivet nuk lidheshin me arsye politike./Opinion.al

Share: