Home I pakategorizuar Skandali i pagave, Prokuroria: Të dhënat u blenë nga subjekte të përmbarimit

Skandali i pagave, Prokuroria: Të dhënat u blenë nga subjekte të përmbarimit

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë detaje, ditën e sotme lidhur me hetimet për skandalin e publikimit të pagave që ka çuar në pranga deri tani 4 persona, 2 specilaistë të Tatimeve dhe AKSHI-t si dhe 2 punonjës të subjekteve private, të cilët kanë blerë të dhënat.

Në një konferencë për mediat, Imeraj u shpreh se të dhënat janë blerë nga subjekte të fushën e përmbarimit.

Imeraj theksoi se hetimi është duke vijuar.

“Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimit për të gjitha pistat e hetimit dhe për të nxjerr qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë është zbuluar mekanizmi i publikimit të të dhënave.

Po ju bëj me dije se këto të dhëna janë shitur nga këta punonjës që janë blerë nga sektori privat dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prokuroria është e gatshme që të hetoj çdo individ apo subjekt që kanë qëllime për të përdorur këto të dhëna. Se kush janë subjektet private janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe i kanë përdorur të dhënat për qëllimet e punës së tyre”, u shpreh Imeraj./opinion.al

Share: