Home KRYESORE Puthja në cdo moshë!

Puthja në cdo moshë!

Nga Artur Nura
Puthja…
më e mrekullueshmja ndjesi
për cdo moshë!
Në rininë artë
kur dy palë buzë bëhen njësh,
më e bukura dhuratë,
kurorëzuar sigurisht
me të pasionit zjarr!

Në të mesmen moshë,
kur një palë buzë,
në të mëncurise ndjesi,
ngjishen pas në gushë,
rrëshqasin me ngrohtësi
dielli njerzor e qeshje,
në të tjerat buzë!

Në pleqëri,
kur puthja përkëdhelet
lehtas mbi ballë,
rrudhat e rrugëtimit të jetës
marrin mirënjohje pa moshë!
cka vlen më shumë se cdo pasuri,
në të perëndimit kohë!

Share: