Nga Dashnor Kokonozi
Veçanërisht ato shkencore.
Mbizotërojnë dy “ligjërime”: ai politik dhe ai poetik.
A thua se globi rrotullohet rreth politikës dhe poetikës shqiptare, fushat ku ndihemi me kompetente per te folur. (Përjashtim bën z. Selim Kurti, që në formë të përpunuar afron informacione mjaft interesante nga fusha e biologjisë. Mekanizmin e viruseve te fundit e kam kuptuar prej tij).
Ka ikur prej dy shekuj koha kur nje njeri i formuar ishte ai qe njihte ca emra piktoresh, tre prozatorë, dy kompozitore dhe fliste gjithe diten per poezine në sallonet e zonjave.
Ekzistenca jone është e lidhur me ate qe zhvillohet neper laboratoret shkencore.
Dhe nuk e kam fjalën për kureshtarë të rastit, por për interesa të cilësuara njerëzish që përdorin një mjet të fuqishëm siç janë rrjetet sociale, për të nxitur kureshtjen dhe interesat shkencore veçanërisht të brezave të rinj. Na mbajne ne korrent edhe ne te tjeret.
Sikunder për teleskopin James Web, psh.
Eshtë nga aparatet më të shtrenjtë të historisë së njerëzimit, i barabartë me akseleratorin Cern.
10 mijë veta punuan për rreh 30 vjet për të.
Nuk dëgjova një fjalë!
Më 25 dhjetor, ditën e hedhjes së tij në Hapësirë, Nasa dukej më e shqetësuar se sa kur niste raketat me ekipe kozmonutësh brenda.
E megjithatë, Webb sot mbërriti në pikën Lagrange të universit, të njohur ndryshe edhe si L2.
Më e përshtatshmja për observimin e hapësirës.
Eshtë një pozicion që lejon edhe lidhje të përditshme me Tokën, nëpërmjet Deep Space Network, një rrjet gjigant tre antenash në Australi, Spanjë dhe Kaliforni.
Pritet të fillojë një epokë e re në zbulimin e ekzoplanetëve, por antena e saj speciale mendohet se do të kapë rrezet e lëshuara më se 13 miliardë vjet më parë.
Gati në afërsi të Bib bang-ut.
Një mjet i fuqishëm që do të ndihmojë në zbulimin e mistereve më të mëdha të Universit.
Mirëserdhe në shtëpi Webb, tha sot Bill Nelson-i.
Fotot e para duhet të vijnë diku nga korriku i këtij viti.