Home Gjeo-Ekonomia “Pushtimi i Ukrainës ka filluar”, thotë ministri i Mbretërisë së Bashkuar

“Pushtimi i Ukrainës ka filluar”, thotë ministri i Mbretërisë së Bashkuar

Bota“Pushtimi i Ukrainës ka filluar”, thotë ministri i Mbretërisë së Bashkuar
l
Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid ka thënë se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë raporton Reuters dhe beson se një pushtim tashmë ka filluar, raporton Reuters.

Ne po zgjohemi me një ditë shumë të errët në Evropë dhe është e qartë nga ajo që kemi parë se rusët, presidenti Putin, ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial.

Sekretari i Shëndetësisë i tha Sky News:

Ne kemi parë që ai i ka njohur këto rajone lindore të shkëputura në Ukrainë dhe nga raportet tashmë mund të kuptojmë se ai ka dërguar tanke dhe trupa.

Nga kjo mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar.

Ministri Javid shtoi se Boris Johnson do të bëjë një deklaratë në parlament sot për Ukrainën./Opinion.al

Share: