Home KRYESORE Kalojnë të gjitha rrugët nga Stambolli?

Kalojnë të gjitha rrugët nga Stambolli?

Nga Dritan Haxhiraj

Vladimir Putin ka investuar aq shumë nga narrativa e tij në 35 ditët e pushtimit saqë edhe mediat e tij në Moskë të angazhuara deri tani në minimizimin e luftës, kanë filluar të flasin pak më qartë.Për këtë arsyje ai nuk mund të tregohet i dobët, por duhet t’u tregojë qytetarëve të tij një lloj fitoreje nën dhimbjen e humbjes së kontaktit me njerëzit e indoktrinuar prej njëzet vjetësh, dhe delirit të propagandës( fotot me tigra, luan e lepujë ).

Volodymyr Zelensky ka ndërtuar një rol global rreth rezistencës së tij në terrenin e luftës, një simbol i demokracisë që i reziston errësirës së luftës, sulmit barbarë të autokratit që në emër të kulturës ruse në ato anë gjeografike të globit do të mallkohet për 100 vitet e ardhëshme.

Dhunës së dhunuesit.

Dhe për këtë Zelesky, u premtoi një fitore qytetarëve të tij bazuar në koncepte simbolike.
Atë të lirisë, atë të sovranitetitë.

Një koncept që nuk është i lehtë për t’u nënçmuar në një negociatë kur gjithë bota I ka sytë tek ty, dhe me një bagazh të kufizuar aftësish dhe eksperience politike.

Kjo është arsyeja pse ajo që filloi në Stamboll nuk ka kontekstin për të qenë një raund përfundimtar bisedimesh, megjithëse mund të jetë një fillim.

Cfarë u diskutua dje në Turqi, a kalojne të gjitha rrugët nga Stambolli?

Do të vendos populli i Ukrainës me referendum për lirinë e fituar me gjakun e nënave , motrave, foshnjeve të një populli martirë?

Do të bëj sikur do të pranojë 10 propozimet e Kiev-it të diskutuara në negoziatat e 29 marsit 2022, Moska?

Oferta themelore e Kievit për Rusinë është “neutraliteti i përhershëm”.

Në këto 10 pika bota, ekonomia, politika, kultura, arti, sporti janë ulur këmbkryq.

Propozimi 1-: Ukraina e shpall veten një shtet neutral, duke premtuar se do të mbetet e palidhur me asnjë bllok dhe do të vete pêrmbahet nga zhvillimi i armëve bërthamore, në këmbim të garancive ligjore ndërkombëtare. Shtetet garantuese të mundshme përfshijnë Rusinë, Britaninë e Madhe, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Francën, Turqinë, Gjermaninë, Kanadanë, Italinë, Poloninë dhe Izraelin.

Propozimi 2-Këto garanci ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën nuk do të shtriheshin në Krime, Sevastopol ose zona të caktuara të Donbasit. Palët në marrëveshje do të duhet të përcaktojnë kufijtë e këtyre rajoneve ose të bien dakord që secila palë ti kuptojë këto kufij ndryshe.

Propozimi 3- Ukraina zotohet të mos bashkohet me asnjë koalicion ushtarak ose të mikpres ndonjë bazë ushtarake të huaj ose kontigjente trupash. Çdo stërvitje ushtarake ndërkombëtare do të ishte e mundur vetëm me pëlqimin e shteteve garantuese. Nga ana e tyre, këta shtete garantues konfirmojnë synimin e tyre për të promovuar anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Propozimi 4- Ukraina dhe shtetet garantuese bien dakord që (në rast agresioni, ndonjë sulmi të armatosur kundër Ukrainës ose ndonjë operacioni ushtarak kundër Ukrainës) secili nga shtetet garantues, pas konsultimeve të ndërsjella urgjente dhe të menjëhershme (të cilat duhet të mbahen brenda tre ditë) në ushtrimin e të drejtës për vetëmbrojtje individuale ose kolektive (siç njihet nga neni 51 i Kartës së OKB-së) do të ofrojë (në përgjigje dhe në bazë të një ankese zyrtare nga Ukraina) ndihmë për Ukrainën, si një shtet i përhershëm neutral i sulmuar. Kjo ndihmë do të lehtësohet nëpërmjet zbatimit të menjëhershëm të veprimeve të tilla individuale ose të përbashkëta që mund të jenë të nevojshme, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës, sigurimin e armëve të nevojshme, përdorimin e forcës së armatosur me qëllim të rivendosjes dhe më pas ruajtjes së sigurisë së Ukrainës. shtet në mënyrë të përhershme neutrale.

Propozimi 5- Çdo sulm i tillë i armatosur (çdo operacion ushtarak fare) dhe të gjitha masat e marra si rezultat do t’i raportohen menjëherë Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Masa të tilla do të pushojnë kur KS të marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Propozimi 6- Duke zbatuar mbrojtjen kundër provokimeve të mundshme, marrëveshja do të rregullojë mekanizmin për përmbushjen e garancive të sigurisë së Ukrainës bazuar në rezultatet e konsultimeve midis Ukrainës dhe shteteve garantuese.

Propozimi 7- Traktati zbatohet përkohësisht nga data kur nënshkruhet nga Ukraina dhe të gjitha ose shumica e shteteve garantuese. Traktati hyn në fuqi pasi (1) statusi i përhershëm neutral i Ukrainës miratohet në një referendum mbarëkombëtar, (2) futja e amendamenteve të duhura në Kushtetutën e Ukrainës dhe (3) ratifikimi në parlamentet e Ukrainës dhe shtetet garantuese.

Propozimi 8-Dëshira e palëve për të zgjidhur çështjet që lidhen me Krimenë dhe Sevastopolin do të angazhohet në negociatat dypalëshe midis Ukrainës dhe Rusisë për një periudhë 15 vjeçare. Ukraina dhe Rusia gjithashtu zotohen të mos i zgjidhin këto çështje me mjete ushtarake dhe të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje diplomatike.

Propozimi 9-Palët do të vazhdojnë konsultimet (me përfshirjen e shteteve të tjera garantuese) për të përgatitur dhe rënë dakord mbi dispozitat e një Traktati mbi Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, modalitetet e armëpushimit, tërheqjen e trupave dhe formacioneve të tjera paraushtarake, dhe hapjen dhe sigurimin e korridoreve humanitare që funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shkëmbimin e trupave të vdekur dhe lirimin e robërve të luftës dhe civilëve të internuar.

Propozimi 10-Palët e konsiderojnë të mundur mbajtjen e një takimi midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë me qëllim nënshkrimin e një traktati dhe/ose miratimin e vendimeve politike në lidhje me çështje të tjera të pazgjidhura.

Share: