Home Gjeo-Ekonomia Vizat amerikane 10 vjet, zv/Konsullja e SHBA: Kujdes nga mashtrimet

Vizat amerikane 10 vjet, zv/Konsullja e SHBA: Kujdes nga mashtrimet

Prej datës 1 Prill shtetasit shqiptarë që do aplikojnë për vizë amerikane turistike apo biznesi, ajo do të ketë afat 10-vjeçar, nga 3 që ishte deri më tani. Zv/konsullja e SHBA-së në Tiranë, Krystal Overmyer në një intervistë për Klan News sqaroi procedurën se si funksionon edhe rinovimi i vizave.

“Programi i rinovimit të vizave vlen edhe për udhëtarët që kanë pasur më parë një vizë amerikane që ka skaduar në 48 muajt e fundit. Ata mund të kenë të drejtë të rinovojnë vlefshmërinë e vizës së tyre pa ardhur në ambasadë për të kryer një intervistë personale”.

Fakti që tashmë kohëzgjatja e vizës për qëllime turizmi apo biznesi është për 10 vite, Overmyer tregon se sa është koha e qëndrimit në SHBA.

“Është e rëndësishme që të kuptohet se edhe pse viza viza turistike do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, kjo nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për dhjetë vjet. Kjo nga ana tjetër do të thotë që udhëtarët mund të udhëtojnë në SHBA gjatë kohëzgjatjes dhjetë vjet. Kohëzgjatja e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në kohën kur shtetasi hyn në Shtetet e Bashkuara. Periudha maksimale e qëndrimit në rastin e vizave turistike është gjashtë muaj por mund të jetë edhe më pak. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se këto ndryshime në vizat e biznesit dhe turistike i referohen aktiviteteve të caktuara në SHBA, të tilla si vizita tek familjarët dhe miqtë, pjesëmarrja në takime biznesi, turizmi, pjesëmarrja në një konferencë ose aktivitet. Nëse dëshironi të punoni ose të qëndroni përgjithmonë në SHBA, ne kemi kategori të tjera vizash për këtë lloj qëllimi udhëtimi. Ne kemi shumë informacion në faqen tonë zyrtare për kategoritë e tjera të aplikimeve për viza”.

Ndër të tjera SHBA i ka dhënë përparësi edhe vizave të emigracionit.

“I kemi dhënë përparësi përpunimit të vizave të emigracionit. Edhe vitin e kaluar, kur rifilluam procesin e shërbimit të vizave, Departamenti i Shtetit, në kuadër të prioriteteve të tij, i kushtoi vëmendje të madhe kthimit të shërbimeve konsullore për qytetarët që duan të bashkohen me familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara në veçanti për ata që janë më të afërt. Ne rifilluam punën për këtë vitin e kaluar për të trajtuar një sërë aplikimesh të mbetura në rastin e vizave të emigracionit për ribashkim me anëtarët e familjes. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në reduktimin e kësaj sasie të prapambetur për t’u mundësuar më shumë qytetarëve të ribashkohen me të afërmit e tyre në SHBA”.

Ky hap i SHBA-së pritet të forcojë më tej bashkëpunimin në biznes dhe turizëm mes dy vendeve, sipas zv/konsulles Overmyer.

“Siç ju thashë edhe më parë, SHBA dhe Shqipëria kanë një histori mbi 100-vjeçare miqësie dhe partneriteti. Nëse i hedh një sy historisë të së shkuarës dhe në një trend afatgjatë të dhënies së vizave, në vitin 2019 kemi dhënë 11 mijë viza ndërsa pesë vite më parë kishim lëshuar më pak se pesë mijë viza. Pra, mund të shihni se çdo vit numri i vizave që kemi lëshuar është rritur. Padyshim që në vitet 20020 dhe 2021 këto shifra ishin më të ulta për shkak të pandemisë, por mendoj se tendenca e përgjithshme dëshmon se ka lidhje të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe ne do të vazhdojmë të shohim përpara për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë mundësi udhëtimi”.

Konsullata e SHBA-së u bën apel qytetarëve se është shumë e rëndësishme të dinë se vendimi për lëshimin e vizave merret vetëm nga zyra konsullore në momentin e intervistës, ndaj duhet të jenë në kontakt me burimet zyrtare./ Klan Newshttps://www.youtube.com/embed/16enmI_jvKU?feature=oembed

Ju sugjerojmë


Share: