Home Gjeo-Ekonomia Gati nëse Rusia “shkel” vijën e kuqe/ SHBA parapërgatit Ukrainën në rast...

Gati nëse Rusia “shkel” vijën e kuqe/ SHBA parapërgatit Ukrainën në rast të një sulmi kimik nga Moska

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po furnizojnë Ukrainën me masa mbrojtëse në rast se Rusia vendos të përdorë armë kimike ose biologjike. Shtëpia e Bardhë njoftoi se kjo masë është thjesht paraprake, në mënyrë që një sulm me armë kimike të mos i gjente të papërgatitur.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se furnizimet po siguroheshin duke u dhënë një paralajmërim nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve të tjera për mundësinë që Rusia të përdorte armë të tilla në Ukrainë dhe mund të planifikonte një operacion.

Furnizimet përfshijnë maska gazi, kostume mbrojtëse dhe pajisje të tjera. Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kievit dhe po i dërgojnë për të mbrojtur civilët, megjithëse Kievi mund të vendosë ta përdorë atë për ushtarët e vet.

360grade.al

Share: