Home Approccio Italo Albanese Dakord mo dakord, erdhi Albano dhe Romina në 89 për të kënduar...

Dakord mo dakord, erdhi Albano dhe Romina në 89 për të kënduar libertaaaaa! Artistë të mëdhenj!

Nga Artan Fuga

E sjellin përsëri, si për t’u kujtuar se jemi në vendnumuro, madje të plakur në të njëjtën pikë.

Por gjeni sot grupe artistike të huaja, këngëtarë të mëdhenj të huaj, shkrimtarë të huaj, aktorë të huaj, grupe teatrale të huaja, revista mo revista të huaja, shkencore, mode, universitete të huaja, pedagogë të huaj, vepra letrare të mëdha të huaja në librari ose në tekstet shkollore të kalamaqërve, filma të huaj në kinematë e lagjeve

(Nuk ka kinema fareeeeee),

Ku je Albano aman?

Gjeje Rominën e madhe dhe hajde përsëri sepse u thamë në izolim, në shkretim, të gjithë ikin, askush nuk vjen!

Shqiptarët janë bërë si gjeneralët në pension, nuk u vjen askush për vizitë!

Ku ka kulturë më në media! Ka show ,por jo kulturën vendase. Media e thau kulturën vendase dhe sjell kulturën e huaj mediokre!

Aaaaaa, po, sjell edhe shpullën që i ra filani filanit në Oskar, apo si u nda Xhimi me Mondën në një gjykatë andej nga Rona e Hedhme!

Share: