Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësine dhe nevojën për leximin jo vetëm të letersisë së huaj por edhe promovimin e autorëve shqiptar! Organizatorët e Panairit të Librit z.Shpend Bajrami Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Shkelzen Halilaj Drejtor i Qëndres Mozaik i dhanë risi këtij aktiviteti duke pasur të pranishme aktoren dhe regjisoren e njohur Klodi Kadillari e cila i dha një tjeter frymëmarrje Panairit të Librit duke e çelur naten e pare se bashku me artistet e Shift Center Tetove me një recital poetik Drithërima Poetike ku duartrokitjet dhe emocionet e shoqeruan artisten për gjate gjithe mbrëmjes!
Të ftuar në kete Panair ishin shtëpite botuese nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia!
Në naten e pare u promovua poetja Migena Arllati me E kuqja e Qelqtë për te vazhduar me te tjerë autore si Gani Mehmetaj me librin Rugovën si e kam njohur! Studiuesen Eva Brinja Tezat, Poetin Daim Miftari me Akuj, Sadie Aliti me Portret poezie, për te vazhduar me poetet e reja si Adelina Xhaferi Breza grash!
Për kater netë lexuesi i Gostivarit shijoj interpretimin e poezive nga artistja Klodi Kadillari dhe moderimin e saj ku në çdo promovim i bashkohesh fjala artistike, bashkebisedimi me publikun dhe muzika e bukur shqipe me kengetaret e mirnjohur si Ardit Stafa, Premtim Nuhiu, Betime Zylali Jakupi, Visar Ziberi, Fjolla Jahiu dhe nektari i instrumentisteve si Markela Menga, Fredy Javier,Benjamin Menga!
Vardari dhe mali i Sharrit krijuan në katër netë fjalën dhe mendimin, kritiken dhe debatin, si edhe mesazhin se një vend zhvillohet dhe merr jetë përmes dijes!
Artistja Klodi Kadillari nën kujdesin e Komunes së Gostivarit u nderua me Mirënjohjen “Për kontributin në ngritjen e Vetedijes për të Drejtat e Grave” dorëzuar nga kryetari i komunes z.Arben Taravari dhe znj Njomëza Shaqiri Nën/Kryetare e Asamblese së femres Aleanca për Shqiptarët!
U përmbyll ky Panair me deshiren për tju rikthyer librit dhe madheshtisë së mendimit!