Home Gjeo-Ekonomia Problematika e turizmit shqiptar sipas meje!

Problematika e turizmit shqiptar sipas meje!

Nga Elisabeta Bajramaj

Është kthyer në zakon tani që sapo hapim sytë kontakti i parë vjen me celularin. Fillon me kontrollin rutinë të rrjeteve sociale dhe ajo që të bie në sy dhe të del përpara ndër të tjera në dhjetëra portale është kënaqësia e tyre deri në ekstazë braktisja e bregdetit shqiptar nga turistët sidomos nga ato vendas.

Pasi i hedh një sy materialit të “qëndisur” me theksin vetem tek e keqja bëhesh kurioze me pa reagimet. Kuptohet që i shkojnë përshtat materialit duke sjellë secili dëshmit dhe eksperiencat e veta dhe “lumin” e sharjeve nga pas.

Askush nuk thotë se ishin pushime të bukura ku s’lamë kafe, restorant, klub, plazh… pa bërë foto me i postuar në instagram, facebook… Askush nuk thotë që kishte edhe restorante që gatuhej mirë por edhe që skushtonte shumë, që djali dhe vajza që na shërbyen ishin mjaft miqësor, që kishte çadra edhe me dhjetë mijë lek të vjetra etj etj. Përgjithësojnë gjithçka siç bëjnë përgjithësisht.

Duke qenë e përfshirë në fushën e turizmit kam qenë shumë e vëmendëshme në atë çfar po ndodh aktualisht në vend edhe më gjërë dhe ajo çfar vihet re, dy janë problematikat më të mëdha që po përballet biznesi sot.

  1. Mungesa e stafit
  2. Mungesa e turistëve

Për të dyja rastet shenjestrohen bizneset si të vetmit fajtor që në fakt edhe janë edhe sjanë.

Dua të sqaroj të dyja pikat.

  1. Me mungesë stafi po përballet e gjithë Evropa edhe kjo vërtetohet edhe nga agjenci punësimi vendase që rekrutojnë staf për vëndet Evropiane por edhe nga miq dhe familjarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, sjemi vetëm ne që po përballemi me këtë sipas statistikave fuqia punëtore është në rënje çdo vit.

E dyta në vendin tonë çmimet janë të larta në raport me të ardhurat tona porrr duhet të kuptojmë se kostot e restoranteve, hoteleve, bareve janë po aq të larta. Është rritur energjia, lënda e parë edhe gjithçka. Logjikisht nën kosto nuk punohet. Nuk duhet të fajësohen bizneset që mua ushqimet mujore më kushtojnë dyfish nga vjet dhe smë mbeten para për pushime etj etj.

Ç’duhet bërë?

Pa marrë rolin e ekspertes por si njohëse e politikave turistike biznesi shqiptar duhet të ndërgjegjësohet se jemi në kohë krize dhe të ndjek shembujt e vendeve të tjera që kanë një histori të gjatë në turizëm dhe të qëndrojnë në kufirin e fitimit minimal.

Të përmirësojnë standardet aty ku ka vend për përmirësim si shërbimet dhe produktet që ofron.
Të vlerësojnë dhe të trajtojnë me respekt stafin, përveç kësaj ti paguajnë për punën që bëjnë dhe tju njohin të gjithë të drejtat që ju takojnë me ligj.
Të jenë korrekt dhe miqësor me çdo klient pa bërë lojra çmimesh nga mëngjesi në mbrëmje etj, etj

Dhe si përfundim

Gjithë ky keqmarketing nuk i shërben askujt. Përderisa jetojmë në këtë vend duhet të kontribojmë për mirë. Të mos i vemë shkelmin edhe asaj pak gjëje që na ka mbet.
Unë këtë vit do bëj më pak dit pushimi por do pushoj edhe në Jon edhe në Adriatik.

Respekt për të gjithë ato që na ofrojnë shërbim, komoditet edhe mbi të gjitha mundësi zgjedhjesh.

Share: