Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Atentati në Milot, si po tentohet eleminimi i grupit të Ervis Martinaj

Atentati në Milot, si po tentohet eleminimi i grupit të Ervis Martinaj

Dy atentate brenda një jave me 4 të vrarë dhe 1 të plagosur kanë tonditur Shqipërinë. E teksa ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes së Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinj, mbrëmja e djeshme u trondit sërish me një atentat ku viktimë mbeti i riu Klisman Preçi.

Ndërkohë dyshohet se atentati që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Njëri prej shënjestrave, Ylli Brahimi që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës, mësohet se kishte lidhje me Ervis Martinaj.

Larja e hesapeve duket sikur nuk ka fund pasi duket se bashkëpunëtorët e Martinajt po bien pre e atentateve të njëpasnjëshme nga rivalët e tij. Rasti i fundit ishte atentati i pak ditëve më parë në Fushë-Krujës ku u vra kushëriri i tij Brilant Martinaj së bashku me dy shokët Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ndërkaq, Brilant Martinaj ndjek vrasjet e tjera që ju bëhen njerëzve pranë Ervis Martinajt ajo e Erigers Mihasit në Dhjetor të vitit të shkuar në zonën e Astirit, e më herët ajo e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019, një tjetër njeri i besuar i tij.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar pas një urdhri të SPAK, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit që pohonte se Martianj i kishte porositur vrasjen e Indrit Dokles./Opinion.al

Share: