Home KRYESORE Nevoja e rishikimit të kurrikulave në Shqipëri për një arsim cilësor dhe Europian

Nevoja e rishikimit të kurrikulave në Shqipëri për një arsim cilësor dhe Europian

Nga Ekspertja e Edukimit Ana LLAZO.

Një kurrikul mund të përkufizohet si përvoja totale që një student do të ketë si rezultat i kalimit të një proçesi arsimor.

Ajo mund të përfshijë një mënyrë ndërvepruese të burimeve dhe proçeseve për evolucionin e arritjes së objektivave arsimorë.

Pra, përditësimi i kurrikulës është i dobishëm për zhvillimin e përgjithshëm jo vetëm të individit por edhe të arsimit në tërësi.

Të gjithë përfitojnë prej tij, gjë që jep arsye të mjaftueshme për të promovuar më shumë prej saj. 

Të gjitha kurrikulat ndajnë një qëllim në vetvete, të ndihmojë nxënësin / studentin të mësojë.

Çfarë e bën një kurrikul të mirë?

1. Duhet të jetë padyshim dinamike;

2. Duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike;

3. Duhet të jetëbashkohore;

4. Duhet ti përgjigjet nevojave të mjedisit;

5. Duhet të jetë përgjegjëse për zhvillimin e personalitetit tenxënësve dhe studentëve.

Çfarë mund të bëjë një kurrikul e përditësuar?

1. Ajo krijon dhe pasqyron kulturën dhe identitetin;

2. Ajo vazhdon me një botë me ndryshim;

3. E bën të nxënin dhe mësimdhënien të qëndrueshme;

4. I ndihmon pedagoget dhe mësuesit të harmonizohen;

5. Ofron objektiva të matshëm për mësimdhënien.

Shqiperia ka nisur reforma të rëndēsishme arsimore, siç është futja e një kurrikule të bazuar në kompetenca dhe decentralizim i qeverisjes së shkollave. Kjo ka kontribuar në përmirësimin e treguesve kryesorë të arsimit sepse performanca e nxënësve / studenteve ka prirje rritëse gjatë disa cikleve, gjithashtu është zgjeruar qasja në arsimin e detyrueshëm. 

Megjithatë problem mbetet pjesa më e madhe e studentëve që vazhdojnë te mbarojnë shkollën pa zotëruar kompetencat bazë. 

Barazia është gjithashtu një shqetesim me pabarazinë e vazhdueshme në rezultatet dhe mundësitë arsimore sipas përkatësisë në zona të ndryshme të Shqipërisë. Kjo kufizon shanset për jetën e shumë individëve dhe gjithashtu ndikon nëpunesim.

Rishikimi i përditësimit te kurrikules  ndihmon në forcimin e sistemit të vleresimit të arsimit dhe  mbështet  nxënit efektivdhe rezultate   mira për  gjithë nxënësit dhe stundentèt

” Kurrikul e përditësuarSistem arsimor cilësor

Share: