Nga Çerçiz Loloçi
Në 15 dhjetor 2015, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë shqiptarë, ku në fjalën e hyrjes, ndër të tjera, tha: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe jam i kënaqur që së bashku do të bisedojmë mbi korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit janë lodhur dhe duan të shohin ndryshime – që nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma në drejtësi, transparenca financiare e partive politike dhe parandalimi i blerjes së votave”.
Përpara këtij bashkëbisedimi, më shumë se një vit më parë, ambasada e SHBA bëri një rikompozim të deputetëve shqiptarë në grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA, duke refuzar praninë e disa prej tyre, si të papërshtatshëm dhe të padëshiruar për amerikanët.
Zgjidhet ngërçi në grupin e miqësisë SHBA- Shqipëri
Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit. Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu.
Pyetja që vuri në lëvizje ambasadën e SHBA
Çerçiz Loloçi: Zoti Ambasador, a nuk do të ishte shumë e vlefshme nga ana juaj që disa politikanë majtas dhe djathtas, gjyqtarë, prokurorë dhe shtetarë të lartë të korruptuar dhe të inkriminuar të shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithë vendet perëndimore? Faleminderit.
Cerciz, kjo është një super pyetje. Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
2 mars 2016, SHBA u mohon vizën disa gjyqtarëve shqipëtarë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të refuzojnë vizat për gjyqtarët e korruptuar. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori Donald Lu gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale. “Korrupsioni është një prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar pamë sesi partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi! Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në mesazhin e Donald Lu. Zoti Lu nuk e tregoj emrin e gjyqtarit, por bëhet fjalë për gjyqtarin Gjin Gjoni i cili ka aplikuar para disa kohësh për vizë amerikane . Viza i është refuzuar pa i dhënë shpjegime.
31 mars 2016, SHBA u mohon vizën prokurorëve shqiptarë
“Mangësi në dokumentacion në aplikimin për paisje me vizë amerikane”. Kështu mësohet ta ketë komentuar Ambasada Amerikane, refuzimin e kërkesës të prokurorit të Durrësit Agron Gjana për dhënie vize, i cili së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe 3 kolegët e tij kishin aplikuar në ambasadë si delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer në SHBA një vizitë pune 5 ditore. Kryeprokurorit Llalla, drejtoreshës së Marëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi, drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj dhe atij të Tiranës Petrit Fusha, administrata e ambasadës i ka kthyer përgjigje pozitive, ndërkohë negative ka qënë për prokurorin e Durrësit Agron Gjana, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni që do udhëtonte në SHBA, për një vizitë pune. Motivacioni i refuzimit të vizës ka qënë i thatë dhe i prerë “…mangësi në dokumentacionin e aplikimt për vizë…”.
Proces-verbal i bashkëbisedimit të plotë të ambasadorit amerikan me shqiptarët dhe përgjigjet e 56 pyetjeve, 15 dhjetor 2015
Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe jam i kënaqur që së bashku do të bisedojmë mbi korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit janë lodhur dhe duan të shohin ndryshime – që nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma në drejtësi, transparenca financiare e partive politike dhe parandalimi i blerjes së votave.
- Ardenal Ferhati: I nderuar Ambasador, ju po flisni me emra konkretë dhe po e përjetoni vetë realitetin e hidhur të Shqipërisë. Pyetje ime për ju është: si mund të kalojmë nga vlerësimi në veprim? Sepse t’u kërkojmë njerëzve të korruptuar që të luftojnë korrupsionin është një problem i madh. Cila është ajo formulë magjike që do të rrëzojë këtë strukturë kriminale në Shqipëri?
Ardenal, pyetje shumë e mirë. Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën në drejtësi. Por vetëm ligjet nuk mund ta ndryshojnë Shqipërinë. Zbatimi i tyre është puna më e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga udhëheqësit e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet vendore. Ministrat e korruptuar, të kaluar dhe aktualë, duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
- Shpetim Dervishi: Përshëndetje Z. Lu! Ne shqiptarët, nuk e duam korrupsionin. Ky është sistemi që politikanët tanë hajdutë kanë vendosur gjatë këtyre 25 vjetëve. Këtu, korrupsioni është si ajzbergu dhe vetëm pjesa më e vogël është e dukshme. Por problem është shumë më i madh sesa mendojmë ne. Pyetja ime është kjo: a mund ta luftojnë korrupsionin ata që e vendosën? Faleminderit!
Shpëtim, korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëit e zakonshëm. Njerëzit e zakonshëm që votojnë. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në biznese, në qeveri apo në shkolla. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët që të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.
- Hamdi Shehu: Mirë zotnia do përgjigjet, po korrupsionin kush do ta luftojë në këtë vend?
Hamdi, ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të zakonshëm.
- Gazmir Gjoni: Pershendetje Z. Ambasador Lu! Ju përgëzoj pa masë për fjalimet pa dorashka dhe përplasjen në fytyrë të realitetit që Ju i bëni politikës dhe politikanëve shqiptarë. Në lidhje me korrupsionin unë mendoj se një nga mënyrat për ta luftuar atë është rritja e rrogave për të gjitha ato pozicione që janë më shumë të ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me këto politikanë që kemi ne, do arrjimë ta luftojmë korrupsionin dhe të anëtarësohemi në BE në 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!
- Gazmir, kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në Bashkimin Europian së shpejti. Ajo që unë di është se Bashkimi Europian është serioz në lidhje me kërkesat që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi përpara nisjes së negociatave për anëtarësim. Dhe po, ju keni të drejtë kur thoni se pasja e rrogave të arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
- Ard Gr: Ambasador, Amerika ka sjellë demokracinë në shumë vende të botës. Përse këtu në Shqipëri Amerika është indiferente për korrupsionin e lartë nga vetë deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptar vuan nga skamja dhe varfëria. A është kjo demokracia që ne shqiptarët kemi kërkuar? Faleminderit dhe pres përgjigje. Me respekt Ardian Elezi, Gramsh, Shqiperi.
Ardian, Sigurisht që Shtetet e Bashkuara nxisin demokracinë duke zhvilluar Organizatat Jo Qeveritare, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu nxisim vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palët, qeverinë dhe opozitën, për të larguar anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive të cilat kanë qënë të arrestuar apo janë dënuar penalisht. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të sjellë largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.
- Redin Hafizi: Z. Ambasador, shpresoj që këtë herë ti shkoni deri thellë këtij problemi. Pyetja ime është nëse edhe në Shqipëri do të jetë e mundur që të zbatohen ligjet e transparencës dhe që ky sistem të kthehet në një praktikë në sistemin qeverisës shqiptar. Unë mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje afat-gjatë për Shqipërinë. Si mund ta bëjmë këtë të mundur, Z. Ambasador? Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara dhe paguaj taksa, por kurrë nuk kam pasur problemin më të vogël nëse paratë e mia përdoren për të luftuar korrupsionin dhe terrorizmin duke ndërtuar shoqëri demokratike dhe qeveri të forta dhe të drejta kudo në botë.
Redin, gëzohem kur lexoj që ju mendoni se taksat tuaja shpenzohen ashtu si duhet. Edhe unë mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e tyre kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i transparencës nuk funksionon siç duhet kur institucionet kanë aq shumë nevojë për reforma, si përshembull sistemin shqiptar i drejtësisë dhe Kuvendi. Tani është e rëndësishme që këto institucione të reformohen, që parimet e transparencës të përforcohen me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.
- Kreshnik Veliaj: Dua të pyes përse Donald Lu ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë ndërsa Ambasadorët e tjerë nuk duan t’ia dinë fare?
Kreshnik, unë shpresoja që të më bëhej kjo pyetje. Unë kam punuar për 25 vjet në vende që u kanë thënë amerikanëve të mos përzihen në punët e tyre të brendshme. Ndryshe prej tyre, Shqipëria e mirëpret këshillën amerikane. Qëllimi ynë është që të jemi të përfshirë vetëm në ato çështje të brendshme të cilat janë të rëndësishme për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian — kundër-korrupsionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi.
- Flori Myftari: Zoti Ambasador, në shtetet në gjendje lufte shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë. Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?
Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di që shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund ta kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Janë ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Janë ata të cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja
- Hamit Shehu: Faleminderit Z. Ambasador! Korrupsioni ështe rrjedhojë e mungesës së demokracisë. Ç’mund të bëjë aleati ynë i madh për të na ndihmuar për vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri? Veçanërisht problematike është demokratizimi i partive politike si baza e demokracisë së një vendi.
Hamit, unë pajtohem me ju se partitë politike kanë nevojë të reformohen për t’u bërë më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa u këshilluar apo mbajtur zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i ngrejë këto çështje. Ndoshta, duke folur publikisht në lidhje me këtë çështje, ju mund të ndihmoni.
- Lazër Koçeku: Z. Ambasador LU! Ju përgëzoj për mësimin e gjuhës shqipe, në lidhje me luftën kundër korrupsionit: a mendoni se duhet një sistem i integruar dixhital në të gjitha institucionet që tu vihet në shërbim qytetareve për të ulur nivelin e korrupsionit në Shqipëri? Zoti ju Bekofte JU dhe SHBA-në.
Lazer, sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Platform (Platforma e Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji në qeverinë kombëtare dhe vendore.
- Xhev Halili: Z. Ambasador, përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?
Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.
- Gramoz Cekani: Z. Ambasador, 25 vite demokraci kanë kaluar. Mendoni që shqiptarët sot janë më mirë se në vitet e komunizmit, dhe doja të dija që politika shqiptare do ketë edhe ajo gjykimin e saj në gjykata për rastet e shumta që ka. Doja të citoja që Shqipëria me shqiptaret nuk bëhet…Faliminderit.
Gramoz, mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar.
- Arben Marku: Z. Ambasador, problemi më i madh në Shqipëri nuk janë 4 – 5 politikanë që pasi u bënë të pasur me drogë dhe prostituta më pas hynë në politike, pasi kaq i gjejmë dhe në Amerikë, por janë pothuajse e gjithë pjesa tjeter e tyre dhe Gjykatës e Prokurorë, që sipas të madhit Gjergj Fishta, i hynë politikës “pa brekë” dhe të nesërmen u gdhinë milardierë. Respekte!
Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.
- Dritan Dervishaj: Pyetja ime është: Kur do të kemi drejtësi reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetëm me ndëshkim dhe këtë e bëjnë vetëm prokurorët dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!
Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.
- Psikologu Ppv: Zoti Ambasador, shqiptarët kanë shumë besim tek ty por kur të shohim se me cilët do ta bëni dhe uleni në tryezën për reformën në drejtësi të lenë shumë për të dëshiruar nuk mundet të bëhet reform me trrajen, rakipin dhe të tjerë ato janë figura shumë të korruptuara në Shqipëri nuk mundet të bëni reformën të hiqen ca të korruptuar dhe të vendosen disa më të korruptuara si traja e rakipi nuk eshte zgjidhje kjo. Po nuk ndryshuan kodin penal që është si pacavure arrna arrna nuk ka zgjidhje të bëhet një kod i ri i një shteti perëndimor që korrupsioni mos të dënohet me muaj po të bëhet sic e keni ju në Amerikë që e dënoni njëzet vjet atëher do shihni do guxoj njeri të bëj korrupsion, një njeri i thjeshtë kapet duke vjedhur njëmijë ose dhjetë milion lek ose duke bërë një punë tjeter kundër ligjit denohet dhjetë vjet ose më shumë kurse kur organet shteterore vjedhin një ose dhjetë ose njëqind miliard lekë ato janë shumë të nderuar dhe të respektuar se edhe po u kapën nuk bëjnë mëshumë se një vit burg se në burg rrijnë të varfërit dhe viktimat. Kështu është në Shqipëri, Zoti Ambasador Lu.
Psikologu Ppv, është e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot po mbahet një dialog publik i vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.
- Kastriot Dinci: Luftën ndaj korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që janë pranë në Kuvend me kriminelë dhe hajdutë dhe që i kanë vënë vetë. Duhet ndërgjegjësohet ky popull që të mos shesë votën për vaj e miell. Pavarësia drejtësisë është kryesore. Deputeti që shtiu me armë doli nga burgu, kurse ata që pritën plumbat u futën në burg. A nuk mbanë erë që shteti vazhdon bën pazare me krimin? Shpresojmë shumë nga ju.
Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.
- Saimir Kola: Pershendetje Zoti Ambasador. Une e njoh ne shifra investimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per drejtesine shqiptare, milionat qe keni dhene pa llogaritur ketu investimin ne persona ne kete fushe. E kuptoj gjithe kete, po e mendoni se kjo ju jep te drejte te shpreheni se “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? Une jam gazetar dhe kam infoemacion rreth dy objekteve te sulmuara per te cilat nuk ekziston asnje leje. Ndaj nuk mund te cilesohen as objekte ne mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues? E katerta, mire politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situaten ne cilen ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vertet deshire te kem pergjigje per keto pyetjet e mia, nuk ti paragjikoj aspak ato vetem me tregojne nivelin e njohjes qe kane nderkombetaret e akrdituar ne vendin tone per situaten aktuale ketu. Faleminderit.
Saimir, është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa për çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që kjo shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi. Saimir, gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.
- Arjan Dullaj: Pyes Z.Ambasador nese nje shtet demokratik duhet te kete kete sistem drejtesie dhe kete nivel korrupsioni si ne Shqiperi? Hapen vende pune me “konkurs” aftesie apo kontributesh per parti? A ka bere USA perkushtimin maksimal per te na mesuar demokracine apo ne se kemi kuptuar drejt demokracine? A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?
Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është përgjegjësia e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.
- Sokol Cuadari: Z. Ambasador pergezime per misionin e veshtire qe kini marre persiper per te implementuar rregullat e nje demokracie te vertete dhe funksionale ne nje feudokraci tarafesh dhe nje kase pseudointelektualesh dhe politikanesh te korruptuar te ngritur dhe te panginjur me para te krimit. Reforma ne drejtesi eshte pika kyce e ceshtjes por duke qene se kasa politike krejt e baltosur ne korrupsion pa asnje dallim duke qene se pa perjashtim kane pasur favoret e nje drejtesie teresisht te korruptuar, pyetja ime eshte kjo: A eshte inicimi i kesaj reforme (e cila nuk besoj se do realizohet ndonjehere) per ti treguar kesaj kase politike qe eshte totalisht e deshtuar ne implementimin e nje demokracie te vertete dhe duhet te largohet, pra a mos eshte me mire te thuhen gjerat me troc qe kjo kase po fundos Shqiperine? Respekte. Faleminderit!
Sokol, unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.
- Anton Hasanpapaj: Pershendetje Z/Ambasador. Meqense ju flisni shqip e keni me te theshte te kuptoni te vertetat e Shqiptareve. Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy” nxirren jashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte, a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”? Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat. A ndani ju te njejtin mendim?
Anton, është interesante ideja e të pasurit një parti politike kundër-korrupsionit. Unë mendoj se është përgjegjësia e çdo opozite për të kritikuar qeverinë sa herë që ata kanë prova të korrupsionit. Ndërsa mendimi im përsa i përket krijimit të një partie të veçantë të përqëndruar kundër korrupsionit, është që partitë politike duhet të mbështesin diçka, jo thjesht të jenë kundër diçkaje. Sa për punësimin e njerëzve nga fusha të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të zakonshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj), do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë e mbështes idenë që udhëheqësit të jenë njerëz nga të gjitha fushat.
- Suela Tahiraj: Përshëndetje! Dihet që korrupsioni nuk mund të eliminohet plotësisht në çdo vend të botës, por të paktën mund të shpresojmë që të ulet sadopak. Pyetje ime është: si student, çfarë mund të bëj unë që vendi im të jetë një vend më i mirë në të ardhmen, sepse thonë që ndryshimi vjen nga studentët? Sepse në përgjithësi, miqtë e mi dhe komuniteti ku jetoj janë të zhgënjyer që nuk mund të bëhet dot asgjë, sidomos kur shohin akoma dhe më shumë raste politikanësh të përfshirë në çështje korrupsioni… Faleminderit!
- Redon Veliu: Përshëndetje Z. Ambasador! Pyetje ime është: çfarë mund të bëjmë mund te bejme ne te rinjte, per me shume liri politike, dhe drejtesi sociale? Ne vende si Shqiperia ku liria politike nuk ekziston,dhe per pasoje lind korrupsioni zhdrejtesia sociale, prodhimi kriminalitetit etj.Miqesisht, Redoni.
Suela dhe Redon, unë besoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë studentët është që të kenë pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Unë jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata mezi e presin ndryshimin. Ata duan që vendi i tyre të ketë ekonomi dhe politikë të njëjtë me vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë.
- Gjergji Naqo: I nderuar Z.Ambasador! Le ta konsiderojme si te permbushur me sukses misionin e pastrimit te administrates nga te korruptuarit. Thelbi i ceshtjes qendron ketu: hoqem ata, por me ke do ti zevendesojme???!!!! Pergjigja ime: me shqiptare! Ketu po i referohem thenies se te madhit Faik Konica: “E keqja e Shqiperise jane vete shqiptaret!!!!!!!!”
- Edmond Banushi: A ka mundesi te luftohet korrupsioni pa departizuar administraten, pa nje polici dhe prokurori te pavarur nga politika, pa gjyqtare te ndershem?!
- Ledieltoni Bardho: A mund të gjejmë shqiptarë të hajrit, edhe nëse i marrim ata nga Amerika, për të qeverisur Shqipërinë dhe ekonominë? Pra, a mund ta largojmë këtë qeveri? Pas 25 vjetësh demokraci, njerëzit në Shqipëri janë 30 vjet prapa dhe më të varfër. Ju lutemi, ndihmojeni Shqipërinë dhe largojeni këtë qeveri. Kur votuan, njerëzit në Shqipëri nuk menduan kurrë se të njëjtit kriminelë do të qeverisnin vendin. Ata janë partia komuniste dhe ata po marrin paratë e njerëzve me kompanitë e tyre fallso. Ata bënë reformën territorial për të kursyer €100.000.000 në vit për të ndërtuar rrugë, shkolla, kopshte, për të pasur më shumë para për të moshuarit por asnjë nuk po bëhet. Ata vazhdojnë të thonë se nuk kanë para. Në komunizëm njerëzit kishin drita dhe ujë, ndërsa tani nuk kanë bukë. Ju lutem, nidhmojeni Shqipërinë. Faleminderit dhe gëzuar festat!
Gjergji, Ledieltoni dhe Edmond, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës nxjerr të diplomuar të shkëlqyer që bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se mund të gjenden njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm për të udhëhequr Shqipërinë.
- Andi Kumi: A e merr parasysh Departamenti Amerikan i Shtetit në marrëdhëniet me qeverinë shqiptare faktin që politikanët janë të korruptuar dhe a mendon për ata që i fshehin paratë e tyre në llogari jashtë vendit?
Andi, po, lufta kundër korrupsionit është përparësi madhore e Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe e Departamentit të Shtetit. Sigurisht që ne e marrim parasysh korrupsionin në pikpamjen e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore që ngrihet gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Ajo që shpesh mua me çudit është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, njerëzit e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit, në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët, zyrtarët dhe biznesmenët e korruptuar e shfaqin pasurinë e tyre haptazi, në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?
- Igli Bisha: Perse Ambasada Amerikane nuk bojkoton çdo aktivitet, konference, takim, qe jane organizuara apo, ku bejne pjese politikane te implikuar ne korrupsion?
- Luti Kelmendi: Z. Ambasador, unë jam një ish i dënuar politik gjatë kohës së komunizmit. A duhet që vendi juaj – i cili është miku ynë më i madh – të bojkotojë këta njerëz të korruptuar? Pra, thjesht të mos takojë asnjë politikan të korruptuar? Dhe së dyti, të na mbështesë ne si një komunitet që përpiqet të integrohet?
Igli dhe Luti, ju keni përmendur një prej sfidave që kemi. Është e rëndësishme që të punohet me qeverinë ndërsa punohet edhe për ndryshim. Unë nuk besoj se të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Vetëm këtë vit, kemi parë disa prej tyre të japin dorëheqjen ose të pushohen nga puna. Është e rëndësishme që t’i mbani këta persona nën presion dhe të mos hiqni dorë.
- Ardian Murizi: Z. Ambasador dua tju pergezoj per misionin tuaj fisnik qe ke ndermarre ne te mire te shqiptareve per presionin qe ben ndaj politikes shqiptare per dekriminalizimin e politikes shqiptare qe per 25 vite e mban peng Shqiperine dhe shqiptaret. Ju lutem qe ta vazhdoni presionin tuaj dhe te qeverise suaj per pastrimin e politikes shqiptare nga kriminelet dhe nga analfabetet qe po mbajne peng fatin e shqiptareve. Zoti e bekofte Shqiperine dhe SHBA mikun e perjetshem te shqiptareve.
Ardian, ne kemi parë shumë zhvillim në procesin e dekriminalizimit gjatë këtij viti. Shqiptarët duhet të jenë krenarë. Ata iu bënë ballë këtyre kriminelëve dhe treguan se nuk do t’i tolerojnë ata në Parlament apo qeverinë lokale. Ka akoma shumë punë për të bërë, por ky është një fillim i mbarë.
- Le Aleksi: Zoti Ambasador, kur do kete drejtesi vendi yne, prokuroria, gjykata e koruptuar, shendetesia nuk funksonon, arsimi i dobet, administrate jashte funksionit hipoteka,e korruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim, 25 vjet zvaritje neper gjyqe, cdo instutucion, shteteror eshte i korruptuar, gangrenen e shoqerise, shqiptare.
Aleksi unë shpresoj që në vitin 2016 ju dhe çdo qytetar shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës madhore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.
- Artan Toska: Ju pergezoj per temen. Korrupsioni i politikes po Varferon taksa-paguesin dhe po detyron qytetaret te emigrojne pa kthim. Ne keto 25 vite tranzicioni te pakuptimte, shqipetareve po ju zhvleresohen Pronat dhe Jetesa. E vertete eshte eksperimenti i 25 viteve i ka kthyer qytetaret ne piken 0.
Artan, faleminderit për komplimentin. Unë jam i gëzuar që ju e quani veten një taksa-pagues. Patriotët e vërtetë i paguajnë taksat.
- Saimir Allmuça: Zoti Ambasador, une personalisht e denoj korrupsionin se eshte cenim dinjiteti. Por e cuditshme eshte qe ne Shqipri korrupsioni eshte perligjur edhe nese nuk je pjese e grupit perjashtohesh. Keshtu me ka ndodhur mua personalisht ku kam punuar dhe dhene kontributin tim ne nje institucion ne vartesi te Kryeministrit por pranova te jem gardian i ligjit dhe me perjashtuan per motive politike.
Saimir, më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005. Bashkimi Europian kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.
- Veronika Hasani: Pyetje per korrupsion?? Hahahhahahhahahah! Ne sa me te korruptuar te jene, me shume i ngreme ne detyre .Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku.
Veronika, është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të fillojnë të kenë frikë.
- Luan Kurti: Pershendetje Zoti Ambasador! Faleminderit per ftesen per bashkebisedim dhe per kontributin tuaj dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe ju perfaqesoni ne vendin tone, per forcimin dhe konsolidimin e demokracise dhe institucioneve. Korrupsioni ketu eshte kthyer ne mendesi, persa kohe nuk ndeshkohet askush i pushtetshem. Kriza e besimit eshte me e rende se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqerise civile. E keqja riciklon te keqen, dhe si popull jemi te ftuar gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel. Do me interesonte te dija vizionin tuaj se si mund te dilet nga kjo situate? Me respekt Luan KURTI.
Luan, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.
- Eros Kroni: Pershendetje, kemi nje thenje popullore qe thote: “duaje atdhen, si shqiponja folene”, amerikanet gjene me te shtrenjte kane Ameriken. Meqe deshironi te ndihmoni shqipetaret per luften kunder korrupsionit, pyetja ime eshte: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i nje vlere te jashtezakonshme, nese do organizonim nje propagande dashamirese per te ngritur larte dashurine e shqipetareve per atdheun dhe krenarin per prejardhjen e tyre te lashte?! Une mendoj se dashuria per atdheun ndergjegjeson shqipetaret qe pasuria me e vyer qe mund ti lene pasardhesve nuk jane pasuria e vjedhur, por nje shtet i forte i udhehequr nga bijte me te ndershem te ketij vendi te cilet do mendojne dhe do luftojne qe te mos lene hajduter ne krye te pasardhesve por ligjvenes qe japin barazi per te gjithe bijte e tyre njelloj!
Nje shembull i kesaj jane profete apo Rilindasit shqipetare me thenjen e tyre te famshme atdhetare: ” Dashuria per atdheun eshte topi qe shkaterron kalate me te forta dhe kalaja qe mund t’u qendroje topave ne te forte.”
Eros, mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.
- Hamide Hoxha: Rruga me e mire eshte ti sekuestrohen pasurite atyre qe i kane vene nepermjet korrupsionit dhe ti ndalohet te vendosen ne postet publike. Per mua futja thjesht ne burg eshte e gabuar se do na duhet te shpenzojme perseri taksat per ti mbajtur ne burg.
Hamide, unë mendoj se versioni ekzistues i ligjit për dekriminalizimin e ndalon shumicën e njerëzve të dënuar që të kandidojnë sërish. Ky ligj do të largojë gjithashtu edhe politikanët që kanë precedentë kriminale. Megjithatë, nuk i konfiskon pasuritë e tyre. Mbase ju mund të sygjeroni këtë gjë.
- Pano Fejzulla: A e dini egzistencen e organizimit per rrembimin e cfaredo financimi qe del nga shteti dhe donatori te huaj dhe qe pjesa e tyre i perkasin ish persekutorve.
Pano, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.
- Doni Nido: Z.Ambasador, je njeri i shkelqyshem, me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer, nderimet e mia suksese ne punen tuaj.
- Nihat Abeli: Pergezime zoti Ambasador per kontributin qe po jepni per ngritjen e vendit tim ne nje shkalle te tille qe popullit tim ti ringjallet shpresa e humbur. Faleminderit!
Doni dhe Nihat, jeni shumë të sjellshëm. Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.
- Deni Kroj: Z. Ambasador, më falni se mbasi nuk di të shprehem por doja t’ju thoja që këtu drejton mafia dhe njerëzit janë të varfër. Ju e dini çfarë dua të them. ju lutem, bëni diçka pasi këtu situate është shumë e keqe. Më besoni. Mjaft me vuajtje. Njerëzimi nuk duhet të vuajë për bukën e gojës dhe ne nuk e meritojmë këtë gjë…ne drejtohemi nga njerëzit e mafias dhe nëse kërkojmë diçka, më keq është. Ju jeni në drejtimin e duhur. Ju lutem, mos hiqni dorë.
Deni, Mero Baze shkruante sot se unë jam nuni i reformës në drejtësi. Ne nuk kemi frikë nga mafia apo krimi i organizuar. Dhe mendojmë se as qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë prej tyre. Ne jemi shumica. Ata janë pakica. Ne mund të mos kemi paratë apo banditët që ka mafia, por ne kemi njerëz të zgjuar dhe të ndershëm në anën tonë. Ne do të fitojmë.
- Ardi Seitllari: I nderuar Ambasador, Z. Donald Lu! Ju mund të keni hidhëruar apo edhe trembur disa nga fytyrat e “gjyqtarëve tanë të nderuar” (sa ironike) në konferencën e gjyqësorit, por jashtë dyerve të asaj konference shqiptarët u gëzuan dhe e duatrokitën fjalimin tuaj. Ashtu sic e dinë të gjithë, fatkeqësisht, këta gjyqtarë nuk janë të vetmit njerëz të korruptuar në Shqipëri. Nëse ju jepet rasti, a do të mbanit të njëjtin fjalim edhe në Parlamentin shqiptar dhe t’u drejtoheni deputetëve, të cilët kanë më shumë sesa ora të shtrenjta.
Ardi, uau, pyetje shumë e mire. Unë dyshoj se do të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar është duke vëzhguar se çfarë makinash ata kanë, çfarë orësh apo bizhuterishë ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprime.
- Astrit Hysaj: Z. Ambasador, rreth 6 muaj më parë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë solli në Shqipëri një prokuror amerikan për të ndihmuar prokurorët shqiptarë në hetimin e ish ministrave dhe kryeministrave të korruptuar. A mund ta dimë se me çfarë rasti po merret ai? A mbylli ndonjë hetim? Shqipëria ka nevojë për ndihmë pasi të gjithë kriminelët janë të lirë.
Përshëndetje Astrit, kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë punuar sëbashku në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni. Unë duhet të sqaroj, gjithsesi, se të gjitha këto raste janë duke u drejtuar dhe hetuar nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara kanë vetëm rol këshillues.
- Sabina Koka Marsh: I dashur Ambasadori Lu, deri tani, zyrtarët shqiptarë të kaluar dhe aktual janë parë duke përfituar nga kushtet e pazhvilluara dhe të shkatërruara në të gjithë vendin për të mbushur xhepat e tyre dhe për të mbledhur copa të mëdha pronash pa dijeninë e shumë shqiptarëve; si një Himariote, unë shoh bregdetin jugor shqiptar duke zhvatur dalëngadalë nga këta individë në qeveri, ndërsa shumë banorë nuk munden të ndërtojnë edhe në pronat e tyre. Uzurpimi i vendit tonë nga një regjim neo-komunist vazhdon edhe tani, me një koprraci të ashpër dhe arbitrat e tij makiavelik pengojnë pretendimet e të gjithë pronarëve të ligjshëm për pronën e tyre – dhe të gjithë ne që kemi humbur pronën tonë për shkak të historisë së turpshme të vendit tonë tani duhet të ndërmarrim një luftë të përditshme për të kërkuar atë që ka qenë gjithmonë e jona. Për shembull, ka qenë e qartë se qeveria shqiptare nuk ka pasur vullnetin që t’u japë pronën e qytetarëve të saj dhe ka qenë veçanërisht e vështirë për qytetarët shqiptarë që të angazhohen në padi të barabarta ligjore për shkak të korrupsionit në nivele të ndryshme në sistemin e drejtësisë. Ligji 7501 tani është duke u përdorur për të ngritur fshatra turistike dhe për të marrë sipërfaqe të mëdha të pasurive të patundshme nga anëtarët e qeverisë shqiptare, si dhe miqtë dhe partnerët e tyre të ngushtë, ndërsa i mohoet atyre që duhet t’u ishte dhënë me kohë ajo që ishte e tyrja përpara se kjo pronë tu merrej. Çfarë mund të bëjë Ambasada e SHBA për të ndihmuar shqiptarët të kuptojnë natyrën dhe shtrirjen e korrupsionit që ekziston brenda qeverisë së tyre? A mundet Ambasada Amerikane të japë udhëzime, apo të sigurojë shqiptarët që ndihen në rrezik në ngritjen e padive për të ndryshuar ose përmbysur disa ligje joetike që janë vënë përpara për të mohuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre? Ambasadori Lu, shpresa ime e sinqertë është që Ambasada Amerikane do të ndërmarrë hapa me qeverinë Amerikane dhe atë shqiptare për të ndihmuar shqiptarët të marrin sërish në dorë vendin e tyre.Sinqerisht, Sabina Koka Marsh, Kansas, USA.
Përshëndetje Sabina. Në korrik unë pata mundësinë që të vizitoj Himarën dhe të takohem me disa udhëheqës të komunitetit etnik grek në Shqipëri. Dëgjova nga të gjithë ata në lidhje me konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe mohimin e të drejtave. Ne i ndjekim çështjet e këtij komuniteti me shumë vemendje. Ne e bëjmë këtë gjatë zgjedhjeve dhe sa herë që ka një krizë. Gjithashtu ne kemi anëtarë të stafit që e vizitojnë rregullisht rajonin. Nëse shqiptarët kanë shqetësime personale lidhur me të drejtat e njeriut, ata mund t’i drejtojne ato në Ambasadën Amerikane dhe në zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.
- Dritan Dema: Z. Ambasador, perceptimi i popullit për korrupsionit në Shqipëri është shumë i lartë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, keni hasur ndonjëherë në një politikan/ gjyqtar/ prokuror të korruptuar dhe si e keni trajtuar atë? Nëse Institucioni që ju drejtoni (Ambasada e SHBA-Tiranë SHBA), janë dyshuar për të njëjtin nivel të korrupsionit siç dyshohet për institucionet e sistemit shqiptar të drejtësisë, çfarë do të bënit ju për të trajtuar atë? E fundit, një fjalë e urtë shqiptare thotë: “peshku prishet nga koka”, a ka një shprehje të ngjashme në SHBA apo të njëjtën gjë? Nëse koha lejon që ju ti përgjigjeni pyetjes time, unë ju falënderoj paraprakisht për mendimin tuaj mbi këtë. Së fundi, ju falënderoj për mundësinë dhe jam mirënjohës për luftën për një kauzë të tillë kaq të madhe. Jini i sigurtë se ju keni mbështetjen e plotë të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe më gjerë.
Dritan, e mbaj mend shprehjen “peshku prishet nga koka” që kur mësoja gjuhën shqipe në Uashington, DC. Nuk besoj se ne kemi të njëjtën shprehje në gjuhën angleze. Unë mendoj se ka korrupsion të nivelit të lartë në Shqipëri. Korrupsioni ekziston në çdo vend në botë. Pyetja e vërtetë është çfarë bëjmë ne për të luftuar korrupsionin. Në shumë raste në Shtetet e Bashkuara, kur ka akuza për korrupsion, ata hetohen, dhe nëse janë të vërteta, njerëzit ndëshkohen. Unë personalisht, gjykoj se njerëzit me të cilët punoj kanë norma të larta etike në punë, dhe në vendet e tjera në të cilat të kam shërbyer, i kam pushuar nga puna ata të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Përsa i përket pyetjes se si unë personalisht veproj kur takoj dikë që është i korruptuar, do të jem i sinqertë: unë shqetësohem nëse bëj foto apo shtrëngoj duart me zyrtarë, gjykatës dhe prokurorë që njihen si të korruptuar. Askush nga ne nuk duhet të jetë mospërfillës dhe të injorojë korrupsionin kur e hasim atë në jetën tonë të përditshme.
- Denis Dulla: Donald Lu, dua t’ju pergezoj per kontributin tuaj ne jeten politike e sociale shqiptare! Dhe gjithashtu per paanesine qe po tregon, duke denoncuar cdo parregullsi dhe cdo pseudopolitikan me nje te shkuar kriminale! Zoti Lu mua me duket e pamundur qe nje grup te korruptuarish, vjedhes e ne disa raste edhe kriminela pa bere pergjithsime, mund te votojne nje Reformen ne Drejtesi, pa u sigurur qe kjo reforme sdo preke interesat e tyre dhe vete ata?!
Denis, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.
- Martin Hicka: Përshëndetje Shkëlqesi Ambasador. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: Përse po shtyhet reforma?! A ka dijeni “Departamenti i Shtetit” për këtë zvarritje?! Ju kujtoj që jemi në dhjetor dhe duhet të kishin kaluar ndryshimet kushtetuese.
Përshëndetje Martin. Nuk do të thoja që reforma në drejtësi është vonuar. Kjo është një reformë e rëndësishme dhe e ndërlikuar që meriton një bashkëbisedim të plotë midis shoqërisë shqiptare. Kjo kërkon kohë. Unë besoj se Komisioni i Posaçëm veproi me zgjuarsi duke i dërguar projekt-ndryshimet në Komisionin e Venecias për komente. Këtë muaj ne presim mendimin paraprak të Komisionit të Venecias. Ky mendim, së bashku me komentet e marra nga 19 tryezat e rrumbullakta publike, duhet të ndihmojë ekspertët që të bëjnë ndryshime në përmirësimin e projektit aktual. Unë shpresoj se në pranverë do të shohim miratimin e këtij grupi ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese.
- Artan Resuli: Përshëndetje i nderuar z. Ambasador, urimet dhe falenderimet më të sinqerta për gjithë sa po bëni për Shqipërinë. Pyetja ime eshte: Kush është aksioni që duhet të ndërmarrë cdo qytetar në nivel personal për të ndryshuar në drejtimin e duhur situatën në Shqiperi? Shpresoj që përgjigja juaj të jetë e thjeshtë dhe e drejpërdrejtë.
Artan, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.
- Indrit Sejko: Përshëndetje Z. Ambasador! Si shqiptar ju falenderoj për kontributin tuaj në fushën e drejtësisë sepse është pika e kthimit për çdo vend që do të marrë rrugën drejt zhvillimit dhe demokracisë. Pyetja ime është se çfarë është detyra e studentëve që kanë studiuar jashtë shtetit në këtë moment dhe si mund të japim kontributin nga këtu ku jemi ose të kemi rol aktif në këtë periudhë ndyshimesh? Duke pasur parasysh edhe numrin e madh te studenteve qe janë diplomuar jashtë shtetit. Faleminderit!
Indrit, pyetje e mrekullueshme. Unë mendoj se ata që kanë pasur mundësi që të marrin një edukim të shtrenjtë (përfshirë edhe mua) kanë një detyrim të veçantë ndaj shoqërisë. Unë shpresoj se në cilindo komunitet ju jetoni apo në çfarëdo profesioni që keni zgjedhur, ju po ndihmoni në krijimin e një kulture të bashkëbisedimit dhe debatit aktiv rreth korrupsionit, reformës në drejtësi dhe mënyrat për të përmirësuar Shqipërinë.
- Anduel Et’hemaj: Z. Ambasador më lejoni t’ju përgëzoj për adresimin tuaj të drejtëpërdrejtë në çështje konkrete dhe problematike të vendit tonë. Duke parë zvarritjen e procesit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi (pavarësisht presionit të diplomatëve të huaj) si nga pozita ashtu dhe nga opozita a nuk tregon kjo përfshirjen e të gjitha palëve si në korrupsion ashtu dhe në krim? A nuk do të thotë kjo që të gjitha alternativat e ofruara për qeverisje janë të korruptuara dhe të inkriminuara? Atëhere çfare rruge/alternativë mund dhe duhet të ndjekim? Duke marrë parasysh popullin shqiptar dhe mentalitetin e tij i cili ndryshon nga ai i USA.
Anduel: Unë nuk mendoj se amerikanët dhe shqiptarët ndryshojnë kaq shumë. Ne të gjithë duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ne duam të fitojme para mjaftueshem për të mbajtur familjet tona. Ne duam të jetojmë në një botë ku ne trajtohemi në mënyrë të drejtë dhe me respekt. E kemi parë këtë çështje të ngritur shumë herë – nëse ky parlament (me të gjitha problemet e tij) është i aftë për të miratuar reformën në drejtësi. Unë besoj se ka shumë njerëz të nderuar në Kuvend dhe nëse ata kanë mbështetjen e popullit shqiptar, miratimi i kësaj reforme është i mundur.
- Kim Krasniqi: Shkëlqesia juaj, Z. Lu! Si ka mundësi që Shqipëria është pjesë e NATO-s por jo e B.E.-së? Ju falenderoj paraprakisht për përgjigjen tuaj!
Kim, siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë anëtare të NATO-s por jo të Bashkimit Europian. Kur Shqipëria përpiqej për t’u anëtarësuar në NATO, Shtetet e Bashkuara e mbështetën hyrjen e saj, por edhe e ndihmuan Shqipërinë për të përfunduar reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Tani unë shoh që Bashkimi Europian është duke bërë të njëjtën gjë. Unë jam i bindur se Shqipëria do të anëtarësohet në B.E. Kjo është e ardhmja e saj. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë kjo.
- Cerciz Loloci: Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore? Faleminderit.
Cerciz, kjo është një super pyetje. Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
- Odeta Çunaj: Zoti Ambasador, pse besoni qe me reformimin e ligjit do luftohet korrupsioni ne Shqiperi? Kush do e bej kete kur nga parlamenti deri tek roja ne zyren me te pa rendesishme ne fshatin me te humbur te Shqiperise eshte i korruptuar. Ku do gjenden njerez per te zbatuar keto ligje?
Odeta, mosbesimi juaj është i kuptueshëm. Reforma në drejtësi do të jetë e vështirë. Kjo nuk mund të kundërshtohet. Unë pajtohem me mendimin se zbatimi i kësaj reforme do të jetë një sfidë e madhe. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e reformës së propozuar është kontrolli i të kaluarës, përvojës, vendimeve dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Ekspertët kanë propozuar në reformë që ky kontroll të kryhet nga ekspertë ligjorë shqiptarë (të propozuar nga Avokati i Popullit dhe të miratuar nga Kuvendi), të cilët do të mbikëqyren vazhdimisht nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë, personalisht, jam i bindur se ka njerëz të ndershëm në Shqipëri që mund ta bëjnë këtë detyrë të vështirë.
- Angela Brahaj: Z. Ambasador, urime për përfshirjen tuaj kundër korrupsionit. Pyetja ime është kjo, si ka mundësi që çdo qeveri që nga viti 1991 nuk ka vënë përpara drejtësisë ndonjë nga udhëheqësit ish komunistë? Berisha Nano, Rama, Meta, Gjinushi, Pllumbi, Ruci, unë mund të kaloj gjithë ditën duke shkruar emrat e tyre, të gjithë këta njerëz janë mbrojtësit e administratës ish komuniste, të gjithë këta njerëz në një pikë kanë shërbyer në qeverinë e Hoxhës. Deri më sot asnjëri prej tyre nuk është vënë përpara drejtësisë, gjyqtarët janë të gjithë ish komunistë. Unë nuk mendoj se ne populli shqiptar meritojmë më mirë, sepse ne nuk e dimë se si të votojmë ose që të votojnë, ne shesim votat tona për një vakt. Korrupsioni do të vazhdojë për aq kohë sa të gjithë këta njerëz të jenë në pushtet. Ndryshimi ndërmjet njerëzve dhe politikanëve është si nata me ditën. Ju lutem, a mund të nxisni dhe ta përfshini në axhendën tuaj mbështetjen e njerëzve që me të vërtetë kanë vuajtur nga të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet. Gjyqtarët dhe prokurorët janë të gjithë pjesë e sistemit të korrupsionit. Gjithë të mirat!
Angela, ju ngrini një çështje të rëndësishme mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Unë kam punuar në disa vende ish-komuniste, por nuk jam ekspert në të kaluarën komuniste apo të dhënat vetjake të politikanëve të Shqipërisë. Mendoj se është e nevojshme që shoqëritë të trajtojnë historinë e tyre dhe të mos përpiqen të fshehin të kaluarën. Pranverën e kaluar, unë i mbështeta përpjekjet e qeverisë për miratimin e ligjit të lustracionit, duke arsyetuar se shqiptarët sot kanë një mundësi për të folur në lidhje me historinë e tyre përpara se ata që e përjetuan atë periudhë të mos jenë më. Me rënien e komunizmit përpara 25 vjetësh, kjo mundësi do të ekzistojë edhe për pak vite të tjera.
- Taulant Muka: Z. Lu pershendetje. Une jam mjek dhe po ju them qe rreth 50% e mjekeve ne Shqiperi me pagat qe marrin mezi mbyllin muajin. Pyetja eshte: A ndodh qe ne Amerike nje person me profesion mjeke te mbylli muajin me mundim dhe sacrifice (per mjeket ne sistemin publik)? PS: Mendoj se 2-fishimi pagave te mjekeve do ta ulte korrupsion ne mjekesi ne menyre drastike). Gjithashtu para pak ditesh kam pare nje dokumentar me titull rreth klimes “Cosmos: A Spacetime Odyssey – S01E12” rreth klimes dhe me ka shqetesuar shume. Presidenti Barack Obama po ben shume perpjekje, para 2 ditesh shkaktaret me te medhenj per emetimin e CO2(Kina, India, Arabet) u dakortesuan per ceshtjen e klimes. Ne Shqiperi rreth 50% e pyjeve jane prere keto 25 vite ne menyre abuzive dhe korruptive. Qeveria ka vene moratorium dhe kjo eshte arritje. Pyetja ne lidhje me kete teme: Si mund te kontribojme une, miqte e mi, shteti im ne kete problem kaq serioz dhe te rendesishem per planetin? Ju falenderoj
Taulant, faleminderit për komentet tuaja. Unë jam shumë i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria punuan së bashku me 150 shtete të tjera për të arritur marrëveshjen historike mbi ndryshimet klimaterike. Nipërit tanë do të na falenderojnë. Unë jam takuar me disa doktorë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë qëkur kam ardhur në Shqipëri. Keni shumë të drejtë kur thoni se pagat për stafin mjekësor të kualifikuar janë shumë të ulta. Tani ka edhe shumë diferencë midis stafit mjekësor në spitalet publike krahasuar me stafin e spitaleve private. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston i njëjti problem. Është e rëndësishme që ky problem të ngrihet dhe të punohet që doktorëve, infiermiereve dhe profesionistëve të tjerë t’u jepen rroga të drejta.
- Bledi Taho: Pershendetje Zoti Ambasador Lu, ju pergezoj per nismen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe shteti Amerikan jep per popullin Shqiptar. Cila do te ishte nderhyrja me e mire per te ulur korrupsionin e larte dhe permiresuar aksesin e barabarte ne sherbimet publike per komunitetin Rom? Faleminderit, Bledi
Faleminderit për pyetjen tuaj në lidhje me komunitetin rom dhe korrupsionin. Përvoja ime më ka mësuar se disa prej njerëzve me të drejta më të pakta në shoqëri janë më të prekshem ndaj korrupsionit. Disa nga nismat aktuale kundër korrupsionit përfshijnë faqe në internet dhe transparencë të pasurive dhe buxheteve. Në kuadrin e komunitetit rom, ne gjithnjë kemi menduar se një nga pengesat kryesore për qasjen ndaj shërbimeve dhe përfitimeve është mungesa e dokumentave të identitetit. Shumë foshnja janë lindur në komunitetet rome në Shqipëri, por lindjet nuk janë të regjistruara. Kjo mund të shkaktojë probleme përgjatë gjithë jetës së këtij fëmije ndërsa arrin moshën madhore pa dokumenta identifikimi. Ministria e Brendshme dhe Organizatat Jo Qeveritare vendase, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë duke punuar në mënyrë aktive për të edukuar familjet rome mbi të drejtat që ato kanë për të pasur shërbime, përfshirë të dhënat e lindjes dhe dokumentat e identifikimit sipas ligjeve shqiptare. Pyetje e mrekullueshme.
Unë dua të falenderoj të gjithë ju që morët pjesë në këtë bisedim në Facebook. Mësova shumë mbi atë që shqiptarët mendojnë nëpërmjet komenteve dhe pyetjeve tuaja. Mirëpres me kënaqësi që të takoj personalisht disa prej jush, si dhe vazhdimin e kësaj bisede. Do të bashkëbisedojmë sërish. Gjithë të mirat, Don.