Home KRYESORE Polic qe vret kalimtare ne rruge ,polic qe vret gruan,polic qe vret...

Polic qe vret kalimtare ne rruge ,polic qe vret gruan,polic qe vret kolege ne zyre ,polic qe vret pushues ne plazh…

Kaini brenda nesh! Nga Silvana Begaj

Kaini vrau Abelin dhe unë dua të vras Kainin…

Kaini vrau Abelin! Kështu tregohet në historinë e njerëzimit. Nga një histori dashurie në histori vrasjeje. Ndoshta ju të gjithë e dini pak a shumë historinë e dy vëllezërve, por ky është shkrimi im dhe mund ta interpretoj si e mendoj unë.

Ndaj dëgjoni: Kaini vrau Abelin! Një vëlla vrau vëllain e me këtë një i lig vrau pafajsinë. Pafajësia vdiq dhe ngelen vetëm pasardhësit e ligësisë.

Sot! Viti 2020

Unë pashë njerëz që ndihmojnë një njeri në nevojë, pashë spitale të mbushur me lot, pashë rrugë të mbushur me dashuri, pashë shoqëri të mbushur me mirësi, pashë patriotë të mbushur me atdhedashuri, pashë udhëheqës të lindur për të bërë ndryshime, pashë sofër të varfër në ushqime, por me dashuri plot… Pash shumë, shumë e më shumë nga ç’mund të shkruaj. Por diku, diku në një cep të errët dhe kudo në çdo cep pashë dhe Kainin.

Kaini ka veti të transformohet dhe të shumohet. Ju e dini mirë se bari keq mbin kudo. Kështu është dhe Kaini. Një ditë është doktor, një ditë është gjyqtar, një ditë avokat, një ditë politikan, një ditë gazetar, etj. E më tepër Kainin e gjen si mikun më të afërt, Kainin e ke në familje, Kainin e ke në rrugë, Kainin e ke gjithandej…
Kaini është i gatshëm të vrasi. Kaini nuk fal, bën dhe nuk pranon shaka, shtyp dhe nuk pranon kundërshtim se Kaini vret.

Të vrasësh është art më vete. Do ligësi deri në qelizë, por mbi të gjitha duhet të jesh dhe frikacak. Se që ta dini, një gjë e them me siguri: Frikacaku të vret. S’do shumë mend! Frikacaku është tradhëtar dhe tradhëtari të vret në shumë mënyra. Ç’është më e rëndesishme kur çdo gjë shkon mbrapsht, ta dini që Kaini është në krye. Ky Kain la pasardhës të denjë.

Fatet e botës shkruhen në përgjithësi nga dora e Kainit. Sepse ne me verbëri e lamë Kainin të rritet, jo vetëm të mbijetojë.
Prandaj me gjithë këto vrasje ka kohë që nuk e pyes veten: Pse por, dhe sa?
Mirëpo Kaini i ditëve të sotme është ku e ku me fuqinë e mëparshme. Ai po rritet dhe po sofistikohet.

E sot po i drejtohem Kainit!

Çdo ditë Kain, një luan duhet të ngrihet pesë sekonda më parë se një sorkadhe që të mbijetojë…

Çdo ditë Kain, një sorkadhe duhet të ngrihet pesë sekonda më parë se një luan që të mbijetojë.
E sa më shumë i sofistikon metodat luani për të ngrënë sorkadhen, aq më shumë i sofistikon metodat sorkadhja të mbijetojë.

Por sa të luajmë si në xhungël, unë kam zgjedhur të jem Abeli vrasës. Sepse që të mbretërojë e mira duhet vrarë e keqja. Kontradiktore apo jo? Që të mbretërojë paqja duhet fituar lufta.

Kain!
Parlamenti nuk është yti!
Gjykata nuk është e jotja!
Media nuk është e jotja!
Pasuria e padrejtë nuk është e jotja!
E mbi të gjitha jeta jonë nuk është e jotja!

Sepse dhe të heshtësh bëhesh Kain! Sepse dhe të mos bësh gjërat që duhet të kishte bërë bëhesh Kain.

E përpara se të më vrasësh, i urryeri Kain kam vendosur të të vras. Ne të gjithë do të të vrasim Kainë!

E ju që nuk doni ta vrisni se ndoshta nuk doni të bëheni vrasës atëhere bëheni gati të vdisni.
E ju që nuk doni ta vrisni se ndoshta doni të bëheni Kainë bëhuni gati t’iu vrasim.

Sepse ka ardhur koha që Kaini duhet të vdes. Ka ardhur koha që ne të gjithë të vrasim Kainin brenda nesh!

SILVANA BEGAJ

SB

beni_share

Share: